Ishëm, plumba makinës së kandidatit të PS-së
DURRËS-Një tjetër incident është regjistruar në Durrës. Sipas degës së PS-së në këtë qytet, dy persona kanë qëlluar me armë makinën e kandidatit socialist në Ishëm, Sulejman Ibrahimi.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas mesnate dhe për këtë është vënë në dijeni edhe policia lokale.
Nga hetimet paraprake te policise mësohet se kandidati për kryetar komune të Ishmit, Sulejman Ibrahimi është konfliktuar me dy persona nga Thumana, identifikuar si Shkëlzen Keqi 29 vjeç, dhe Hamdi Pasha 45 vjeç.
Pas sherrit ata kanë qëlluar në drejtim të automjetit të Ibrahimit me armë, tip kallashnikov.
Forca të policisë, pas denoncimi të ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorëve.