E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, mesazh mirënjohjeje presidentit Bush

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shpreh mirënjohjen e gjithë shqiptarëve kreut të Shtëpisë së Bardhë, Xhorxh Bush me rastin e nënshkrimit të Protokollit të anëtarësimit në NATO.

"Nënshkrimi nga ana Juaj e Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i mbështetur unanimisht nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rikonfirmoi besimin se vendi juaj mbetet aleati më i madh dhe i besueshëm i Shqipërisë", thuhet në mesazhin që Topi i dërgoi presidentit Bush.

Kreu shqiptar shprehu bindjen se vendimi inkurajon proceset demokratike në Shqipëri e në të njëjtën kohë forcon vullnetin e popullit tim për të ndërtuar një shtet të së drejtës, të lirisë dhe të respektit ndërinstitucional, nje shtet të aftë për përballuar me sukses sfidat që e ardhmja i rezervon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›