Nafta Virgine Shalsi Kusaret e vertete jane ne parlament e qeveri

TIRANE- Nafta shqiptare ka rene ne duart e nje bande qe ka kembet duart dhe koken ne oborrin e regjimit te kusarise Ky ka qene reagimi I Partise Socialiste pas arrestimit te 11 personave te akuzuar per abuzime me naften e shtetit.
Deputeti i PS-se Eduard Shalsi tha se ne pranga kane rene hajdutet qe ekzekutonin grabitjen e naftes ndersa kusaret e vertete qe hapnin shtigjet me police dhe me xhandare taksash dhe tatimesh jane ne qeveri e ne parlament
Sipas Shalsit kreyministri Berisha ministri Bode e Basha si dhe motrat Vokshi duhet te japin publikisht llogari.
A ka njeri valle qe te mos e kuptoje se pse u vodhen zgjedhjet e 28 qershorit Pse u vrane njerezit me 21 janar Perse vendi ka marre te tatepjeten dhe shqiptaret jane perdite e me te varfer- tha Shalsi
VERGINE
Kush eshte Hajri Elezaj
Biznesmeni kuksian i arrestuar mbreme me urdher te Prokurorise eshte mik i familjes se Berishes dhe i nendrejtorit te policise Agron Kulicit. Ka sponsorizuar PD-ne qe prej 2005-s ndersa bashkeshortja e tij eshte pare ne fushate me Topallin.
Ka fituar tenderin per furnizimin me nafte te gjithe institucioneve shteterore nderkohe qe uji i tij Lajthiza gjendet mbi tavolinen e ministrave gjate mbledhjeve te qeverise.
Arrestohen 11 persona per skandalin e naftes Vergine
TIRAN- Arrestohen 11 persona per mashtrimin me nenproduktin e naftes bruto te perpunuar e te njohur si Vergine. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme dhe Policise se Shtetit sipas te cileve arrestimi i tyre ka ardhur pas hetimeve 5 mujore nga njesia e Task-Forces ne Prokurorine e Tiranes konkretisht nga drejtuesi i ketij institucioni Dritan Rreshka dhe prokurorja Daniela Sulaj.
Me kerkese te dy prokuroreve te ceshtjes gjyqtari i gatshem i masave prane Gjykates se Shkalles se Pare ka caktuar paraditen e djeshme ne mungese masat e sigurise arrest me burg per 11 te dyshuarit vendimet e se ciles jane ekzekutuar me pas nga Drejtoria e Pergjithshme Policise se Shtetit.
Bazuar ne te dhenat e publikuara ne shtypin e shkruar dhe vizive ne daten 12 tetor 2010- si dhe nga deklarimet e ish-ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes deputetit Dritan Prifti ka deklaruar publikisht te dhena qe kane te bejne me veprime abuzive me detyren dhe kontrabande te zhvilluar me naften e prodhuar nga ana e kompanise Armo sh.a per periudhen 2007-2009 - si dhe nga verifikimet paraprake te kryera nga Njesia e Perbashket Hetimore Task-Forca prane Prokurorise se Tiranes-eshte regjistruar me iniciativen e institucionit te akuzes procedimi penal me nr.4155 qe mban daten 13 tetor 2010.
Ky procedim eshte regjistruar per veprat penale te Mashtrimit me pasoja te renda Shperdorimit te detyres Falsifikimit te dokumenteve dhe akuzen e Pastrimit te produkteve te vepres penale-thuhet ne njoftimin e Prokurorise se Pergjithshme.
Po sipas ketyre burimeve mesohet se nga hetimet pese mujore eshte arritur te provohet se eshte abuzuar per nje periudhe 3- vjecare nga dy kompani.
Nga hetimet e zhvilluara deri tani eshte bere e mundur te provohet se gjate periudhes 2007-2009 sasi te konsiderueshme te nenproduktit te naftes bruto te perpunuar dhe te njohur si Vergine eshte tregtuar ne territorin e Shqiperise ne kundershtim me ligjin dhe ne dem te konsumatoreve duke e paraqitur ate si benzine te paster per konsum.
Ky aktivitet eshte realizuar nga ana e subjektit privat Euroil sh.a me ortak dhe administrator shtetasin tashme te arrestuar Hajri Elezaj si dhe ne bashkepunim me subjektin tjeter privat Fisheku sh.a me ortak dhe administrator shtetasin e arrestuar Iliaz Fisheku - thuhet nga prokuroria.
Sipas tyre sasia e nenproduktit te naftes te quajtur Vergine eshte blere nga shoqeria e perpunimit te naftes Armo sh.a dhe ne menyre fiktive eshte pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashte shtetit. Por ne fakt ajo eshte shitur ne tregun e brendshem ne kundershtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar.
Ne kete aktivitet jane perfshire edhe punonjes te caktuar te administrates tatimore dhe doganore te cilet me veprimet e tyre kane ndihmuar ne fshehjen dhe mos deklarimin e aktivitetit ne fjale-thuhet nga prokuroria duke shtuar se po hetohen ne gjendje te lire edhe shume persona te tjere.
Kush eshte biznesmeni Elezaj
Hajri Hajredin Elezaj lindur ne Kukes por banues ne Tirane i njohur si administratori dhe ortaku i kompanise Euro-oil sh.a. njekohesisht dhe anetar i konsorciumit US Balkan Capital Fund Inc. Euroil sh.a. and NSF Partners Vitol Group si dhe pronari i stabilimentit te ujit Lajthiza me qender ne Qafe Mali te Kukesit.
Me ndryshimin e qeverise dhe ardhjen ne pushtet te Partise Demokratike bizneset e tij jane zgjeruar dhe ngritur dhe ai njihet nga te gjithe si njeri i afert i familjes se kryeministrit Sali Berisha. Ka shoqeri te forte mes tij dhe ish-truprojes se Berishes zv.Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulici personi qe eshte denoncuar hapur nga ish-ministri Prifti per favorizimin e aferave te paligjshme me naften
Z.Elezaj njihet edhe si sponsorizues i fushates se PD-se per zgjedhjet e 2005 2007 dhe 2009 se bashku me familjen pasi edhe bashkeshortja e tij eshte pare ne fushatat elektorale e shoqeruar me kryetaren e Kuvendit znj.Jozefina Topalli.
Prokuroria ka siguruar materiale te ndryshme zyrtare ku provohet se shoqeria e tij Euro-oil sh.a. kishte fituar tenderin e furnizimit me nafte dhe benzine te te gjitha institucioneve shteterore te qeverise ne vend per periudhen 2009 - 2010.
Prej gati dy vitesh edhe kompania e tij e ujit Lajthiza furnizon te gjithe institucionet qeveritare me uje te pijshem cka shihet qarte edhe ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave ku cdo minister dhe vete kryeministri mbajne perpara ujin e kompanise se tij.
Vergine ose shitja e llumit tek shqiptaret
Sipas te dhenave te prokurorise mesohet se gjate periudhes 2007 - 09 kompania Albpetrol qe kryen nxjerrjen e naftes bruto nga vendburimet pasi e nxirrte e dergonte ne rafinerite e kompanise Armo.
Kjo e fundit e perpunonte me teknologjine qe ka ne dispozicion naften e nxjerre nga vendburimet dhe nga perpunimi nxirrte nje perqindje te caktuar nafte D2 qe perdoret per mjete bujqesore.
Ndersa nje perqindje te caktuar nga ky perpunim kthehej ne mbetje Vergine llumi i mbetur nga perpunimi qe sipas rregullit keto mbetje i shiteshin kompanise Euroil sh.a. dhe Fisheku sh.a. kompanite qe e ngarkonin me pas dhe e transportonin me bote per ne portin e Vlores per ta derguar ne rafinerite italiane apo gjermane per perpunim pasi ne Shqiperi nuk ekziston kapacitet teknologjik te perpunimit te kesaj mbetje.
Por edhe pse me dokumentacion kjo sasi ishte destinuar per jashte Shqiperise sipas prokurorise nje pjese e vogel e saj dergohej ne Port te tjerat shperndaheshin ne pikat e depozitimit ne Fier Lushnje dhe Durres te dy ketyre kompanive Euroil sh.a. dhe Fisheku sh.a. te cilat perziheshin me dy njesi nafte e rregullt D2 dhe nje njesi nafte e cilesise se keqe Vergine dhe me pas shitej si nafte e mire.
T ARRESTUARIT
Hajri Hajredin Elezaj pronari i kompanise Euro-oil sh.a. njekohesisht dhe anetar i konsorciumit US Balkan Capital Fund Inc. Euroil sh.a. and NSF Partners Vitol Group si dhe pronari i stabilimentit te ujit Lajthiza me qender ne Qafe Mali te Kukesit.
Ilias Isa Fisheku administrator i kompanise Fisheku sh.a.
Martin Ilias Fisheku djali i Ilias ndihmes administrator i kompanise Fisheku sh.a.
Bajram Isa Fisheku vellai i Ilias ndihmes administratori i kompanise Fisheku sh.a
Dashamir Veiz Kasaj specialiste dhe kontrollor i tatimpaguesve te medhenjte te TVSH-se prane Tatimeve
Edmond Kaso Ferraj doganier vleresues dhe fizik ne doganen e Vlores
Flamur Rexhep Merkaj administrator i nje pike karburanti
Vladimir Kilo Koteci shofer
Gani Llazar Prence shofer
Reshat Hamza Aleksi magazinier
Kadri Rakip Hajredini magazinier