Topi mesazh ngushëllimi: Scalfaro, mik i madh i shqiptarëve
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar homologut italian, Giorgio Napolitano, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit italian, Oscar Luigi Scalfaro.
"Në këto momente, ne ndajmë me ju jo vetëm dhimbjen e humbjes, por edhe vlerësimin tonë më të lartë për zotin Scalfaro, gjatë mandatit të tij si President, për përvojën e pasur e aktivitetin e tij të gjithanshëm politik, ndikimin historik që ai ka pasur në politikën italiane, si dhe për personalitetin e tij të veçantë në jetën shoqërore të Italisë", - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
"Duke dalë në pah me aftësitë e tij politike dhe morale si burrë shteti në momentet më të vështira në Itali, zoti Scalfaro ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në vendin e tij, por edhe në jetën politike evropiane. Ai ka qenë dhe një mik i madh i shqiptarëve", përfundon mesazhi i ngushëllimit i Kreut të shtetit.
Ish-presidenti i Republikës italiane, Oscar Luigi Scalfaro, u nda nga jeta të dielën në Romë në moshën 93-vjeçare. A ka mbajtur postin e presidentit të Republikës që nga viti 1992 deri në vitin 1999.
(er.nu/BalkanWeb)