Gërdeci, ish-gjenerali: Nuk kam asnjë përgjegjësi për tragjedinë
TIRANE – Ish-kamandanti i Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu u paraqit sot në seancë për të bërë mbrojtjen e tij ndaj akuzave të prokurorisë për tragjedinë e Gërdecit.
Ndryshe nga sa deklaron prokuroria, ish-gjenerali ka theksuar se nuk ka asnjë përgjegjësi për tragjedinë e rëndë, ku humbën jetën 26 persona. Ai ka sqaruar me tej, se ka qenë në Gërdec por vetëm për të takuar Ylli Pinarin dhe jo për procesin e demontimit të armëve.
“Nuk jam akuzuar se kam shkelur ligjin, por prokuroria me akuzon me tendecë për shkak të postit që kam mbajtur në forcat e armatosura”- ka theksuar në mbrojtjen e tij prej 38 faqesh ish-komandanti i Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu.
Ish-gjenerali e mbylli mbrojtjen e tij duke deklaruar “Kërkoj drejtësi nga vendi im, të cilit i kam shërbyer gjithë jetën dhe i kam kushtuar gjithçka”.
Prokuroria ka kërkuar për ish-gjeneralin Shpëtim Spahiu 8 vite burg si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar ndonjë detyrë në Forcat e Armatosura të vendit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)