Kryeprokurori britanik Keir Starmer vizitë në Tiranë

Vjen sot për një vizitë dy ditore në Tiranë Prokurori i Përgjithshëm Britanik Keir Starmer. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri kryeprokurori britanik do të takohet me prokuroren e përgjithshme Ina Rama ku do të diskutojë për marrëdhëniet bilaterale dhe reformën e gjerë në drejtësi. Vizita e tij nënvizon forcën e bashkëpunimit midis prokurorive Shqiptare dhe Britanike, ku përfshihet edhe lufta kundër krimit të organizuar.
Prokurori i Përgjithshëm Britanik Keir Starmer do të takohet edhe me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi për të folur mbi mbështetjen e Britanisë për një reformë të besueshme në drejtësi.
Ndërjohë mbështetja për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, është thelbësore jo vetëm për angazhimin britanik por edhe si një prioritet urgjent për integrimin në BE.