E Diel, 1 Nëntor 2026

Londra e alarmuar nga fluksi i ardhjes së shqiptarëve

Angli- Edhe pse shqiptarët nuk janë në top listën e personave problematikë në Britaninë e Madhe, sërish qëndrimi antiemigracionit të tyre në këtë shtet është i dukshëm, madje edhe në media. Gazeta The Daily Express ka publikuar sot artikullin “Flus shqiptarësh në Bitani.

Sipas artikullit të gazetës londineze çdo ditë kapen mesatarisht dy shqiptarë ilegalë në Britani dhe sipas saj numri i tyre është rritur shumë sidomos pas liberalizimit të vizave të Shqipërisë me vendet e BE-së.

Ndërkaq gazeta shton se duke filluar që prej heqjes së vizave dhe deri në fund të 2011-ës, 229 shqiptarë janë rikthyer nga Britania në Shqipëri. Europarlamentari britanik, Gerard Batten ka deklaruar se këto shifra janë edhe më të larta, pasi të dhënët e publikuara i përkasin vetëm personave që janë kapur.

“Këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut sepse përfaqesojnë vetëm ata që janë kapur”- tha Batten.

Por sërish antiemigracioni vazhdon të jetë një politikë e fortë e Britanisë ndaj shqiptaëve edhe pse duhet pranuar nga të gjithë se bullgarët, rumunët, dhe polakët janë më problematikët në këtë shtet.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Perpjekjet e fundit te shqiptareve Pas largimit të 4 futbollistëve të formacionit bazë Xhafaj, Ahmataj,...
  2. Kurti: Është e rrezikshme, nëse Serbia avancon në integrimet evropiane para shqiptarëve Udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë...
  3. “Rilindja Shqiptare”, Rama: Pasqyrë e realitetit të shqiptarëve Tiranë- “Rilindja Shqiptare”, programi i ri i PS-së është cilësuar...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›