Topi mesazh ngushëllimi për ish-Presidentin italian

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Republikës Italiane dhe senatorit të përjetshëm, Oskar Luixhi Skalfaro”, shkruan Topi.
“Në këto momente, ne ndajmë me ju jo vetëm dhimbjen e humbjes, por edhe vlerësimin tonë më të lartë për zotin Skalfaro, gjatë mandatit të tij si President, për përvojën e pasur e aktivitetin e tij të gjithanshëm politik, ndikimin historik që ai ka pasur në politikën italiane, si dhe për personalitetin e tij të veçantë në jetën shoqërore të Italisë. Duke dalë në pah me aftësitë e tij politike dhe morale si burrë shteti në momentet më të vështira në Itali, zoti Skalfaro ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në vendin e tij, por edhe në jetën politike evropiane. Ai ka qenë dhe një mik i madh i shqiptarëve”, vijon. /Start/
2012-01-30 14:42