E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfshihen nga flakët magazinat e tregut të shumicës në Vlorë

27/07/2009  Hetime mbi shkakun

Ka qenë ora 11 e 30 kur zjarri është parë fillimisht në një nga magazinat e këtij tregu, ndërkohë që flakët kanë përparuar shumë shpejt duke rrezikuar ambiente të tjera të tij. Me të marrë njoftimin mjete zjarrfikës i janë drejtuar zonës, ndërsa punonjësit e tregut janë mobilizuar të lokalizojnë flakët, por në flakë janë përfshirë thuajse të gjithë ambientet e magazinës qendrore në këtë treg, si dhe një nga mjetet furgonë që shesin në ambientet e jashtme. Në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit kanë shkuar edhe efektivë të policisë, të cilët kanë ndihmuar zjarrfikësit si dhe tregtarët për shpëtuar çfarë të mundin prej zjarrit. Paraprakisht mendohet që dëmet të jenë të konsiderueshme, pasi janë djegur malli dhe pajisjet që ndodheshin brenda magazinave. Ende nuk ka një bilanc të tyre, pasi po përpiqet të shpëtohet, atë që nuk është prekur ende nga flakët. Brenda ambienteve kishte dhe bombola gazi duke bërë që të rritej rreziku i tregtarëve si dhe i zjarrfikësve që përpiqeshin të shuanin zjarrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›