Topi nderon Klosin

Vetëm një ditë para se t’ia dorëzojë postin presidentit të sapozgjedhur, Bujar Nishanit, kreu në detyrë i shtetit shqiptar, Bamir Topi, nënshkroi të hënën dekretin e fundit, përmes të cilit dekoroi post-mortum publicistin, përkthyesin dhe veprimtarin e shquar, Ardian Klosi.
Dekorimi i Klosit u bë “për merita të larta në fushën e gjuhësisë, publicistikës, përkthimit dhe veprimtarisë së shoqërisë civile”.
Familjarë, miq, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët Klosi ndau shumë vite me radhë të gjitha gëzimet e shqetësimet e tij, ishin të pranishëm në Presidencë gjatë kësaj ceremonie. Në ceremoni ishte prezent edhe kreu i PS, Edi Rama.
Përkthyesi, publicisti e shkrimtari, Adrian Klosi vdiq më 26 prill 2012, si pasojë e vetëvrasjes.