Reshitaj promovon “Asgjë nuk Ndryshojnë”

Më 27 korrik bëhet promovimi i klipit të këngës "Asgjë Nuk Ndryshojmë", të Edona Reshitajt. Kënga i takon frymës jazz nomad, por ka edhe disa elemente të muzikës kosovare.
Në klip luajnë aktorë të njohur kosovarë të filmit e teatrit, si Bislim Muqaj, Ylber Bardhi, Kumrije Hoxha, Albulena Kryeziu, Armend Ismajli, etj.
Promovimi i klipit do të bëhet në Bukka Bar (ish-Te Kaqa), në Prishtinë, me fillim nga ora 20:30.
Ndryshe, aktorja, Edona Reshitaj është shfaqur në shfaqje të shumta teatrore, seri dhe emisione televizive, si “Ëndrra e Një Nate Vere”, “Spitali X’, “Portokalli”, “Familja Moderne” etj. Veç kësaj, Reshitaj nnihet edhe si këngëtare e grupit pesë-anëtarësh eksperimental muzikor, i cili, sipas saj, “interpreton njëlloj përzierjeje të jazit, funkit, bossa novas, etj”.
Deri më tani, grupi ka sjellë të përpunuara disa këngë të vjetra shqipe, siç është për shembull kënga “Baresha” e Nexhmije Pagarushës.