E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do te behet renditja e universiteteve

Renditja e universiteteve do te nise pranveren e vitit te ardhshem dhe rezultatet do te dalin perpara vitit te ri akademik sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Kjo renditje do te marre parasysh te gjitha universitetet publike dhe private ne vend nderkohe qe kompania gjermane eshte kontraktuar dhe ka nisur punen paraprake per te nisur procesin e renditjes.

Pyetja qe mbetet eshte cfare do te thote renditje dhe ne baze te cilave te dhena do te kryhet ajo Ne fakt renditja e universiteteve eshte nje proces grumbullimi te dhenash dhe mendimesh te cilat analizohen per te nxjerre nje liste ku ne vend te pare do te jete universiteti me cilesor dhe si pasoje me i kerkuar e ne vend te fundit do te jete universiteti me pak cilesor qe ekziston ne Shqiperi.

Kriteret

Kriteret e perdorura per renditjen zakonisht ndahen ne tri kategori. Kategoria e pare ka te beje me faktet te cilat zene diku tek 70 per qind e totalit te pikeve qe merr nje universitet. Keto fakte kane te bejne me numrin e studenteve qe ka universiteti metrat katrore qe i takojne nje studenti sa pedagoge ka per cdo studente mjediset e akomodimit dhe te argetimit madhesia e bibliotekes dhe punet shkencore qe kryhen ne emer te universitetit nga pedagoget e saj.

Keshtu sa me shume metra katrore dhe pedagoge per student te kete universiteti aq me mire do te renditet sikurse edhe sa me te madhe te kete biblioteken aq me shume shanse ka qe te arrije majat e renditjes. Per sa i perket punes shkencore numri i artikujve akademike te prodhuar nga pedagoget e universitetit perkates jane menyra me e perdorur e matjes se nivelit te cilesise se kerkimit shkencor ne nje institucion te arsimit te larte qofte publik apo privat.

Kategoria e dyte ka te beje me perceptimin qe kane studentet pedagoget dhe tregu i punes per universitetin ne fjale. Ne kete menyre pedagoget e universiteteve te tjera do te pyeten ne lidhje me cilesine e universitetit ku nuk punojne sikurse do te pyeten edhe studentet dhe persona te zgjedhur qe tregojne nje perfaqesi te tregut te punes e ne baze te tyre do te behet renditja e ketij elementi per universitetet.

Kategoria e trete ka te beje me kalueshmerine e studenteve dhe raportet ekonomike. Keshtu sa me shume te jene te paguar pedagoget dhe sa me i larte te jete shpenzimi per student i universitetit aq me larte do te jene ne renditje. Nderkohe qe raporti i studenteve qe hyjne ne universitet me ata qe diplomohen brenda minimumit te diplomimit pra sistemit trevjecar do te jete nje kriter shtese.

Renditja

Renditja e universiteteve sipas Ministrise se Arsimit dhe te Shkences ka si qellim baze tu tregoje maturanteve se cilat jane universitetet me te mira dhe cilat jane me te dobetat me qellim qe maturantet me te mire te aplikojne ne universitetet me te mira dhe si pasoje te kete nje renditje te qarte te cilesise dhe ndarje te diplomave ne baze te me te mireve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›