E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Maqedoni,takim me krerë të shtetit

Presidenti i Republikës Bamir Topi vijon sot vizitën zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Kreu i shtetit do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun Ivavov, për t'u pasuar me takimin e dy delegacioneve respektive zyrtare, ku në qendër të bisedimeve mes dy Presidentëve do të jenë thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh, me qëllim realizimin e synimeve të përbashkëta eurointegruese.

Presidenti Topi së bashku me Presidentin Ivanov do të marrin pjesë dhe do të përshëndesin në Forumin Ekonomik të biznesit maqedonas-shqiptar që do të zhvillohet në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, me synim zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjetjen e mundësive të reja për tërheqjen e investimeve reciproke, si dhe ato të huaja në kuadrin rajonal.

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, Kreu i Shtetit shqiptar do të zhvillojë një sërë takimesh, si me Kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, me Kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski, me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me Kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me ish-presidentin Branko Cervenkovski, aktualisht Kryetar i Partisë opozitare LSDM, me Kryetarin e Partisë 'Demokracia e Re', Imer Selmani, me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, me Rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, Agron Reka, me Kryetarin e Komunës së Dibrës, Argëtim Fida. etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›