E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizatat civile, përkrahin deputetët grevistë

Deputetët grevistë , mbështeten publikisht edhe nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga minatorët . Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nëpërmjet një deklarate shtypi shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e transparencës së nevojshme në përgaditjen e kodit të ri elektoral dhe proçesit zgjedhor . Ata propozojnë një paketë parimesh në dobi të garantimit të një proceshi zgjedhor të barabarte dhe të gjithpranuar. Gjithashtu edhe minatoret nëpërmes një deklarate për shtyp , deklaruan publikisht përkrahjen e grevës duke kërkuar nga përfaqësuesit e shtetit dhe ata ndërkombëtar, të gjejnë një zgjidhje për krizën politike dhe të garantojnë gjithpërfshirje në proçesin zgjedhor. Greva e deputetëve sot ka hyrë në ditën e tyre të shtatë, dhe ndërkohë ende nuk është gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›