3-mujori, rriten te ardhurat nga sektori minerar

Burime të Ministrisë së Ekonomisë bënë të ditur se pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga mineralet e nëntokës, si krom, bakër dhe hekur-nikel, ku janë rritur investimet.
Gjatë 3-mujorit u nxorën 53 000 ton krom, 106 000 ton bakër, 59 000 ton nikel dhe 1
382 000 ton gëlqerorë. Në tre muaj, në këtë sektor u investuan rreth 9,2 milionë dollarë nga 40 milionë që parashikohen për gjithë vitin.
Por, nuk paraqitet e njëjta situatë për mineraret e tjera, kryesisht ato që përdoren në sektorin e ndërtimit, ku vërehet rënie prodhimi. Për pasojë, prodhimi dhe të ardhurat nga sektori minerar për këtë tremujor janë më të ulëta nga parashikimet e Ministrisë së Ekonomisë, pasi nuk u tejkalua kufiri i rritjes prej 5%.
Pjesa më e madhe e volumit të mineraleve mbitokësore përdoren në industrinë e ndërtimit, i cili prej gati katër vitesh shënon rënie në qytetet kryesore të vendit.
/Start/
2012-06-02 12:47