Libi, sapo u liruan gazetarët italianë

Lajmi bëhet me dije nga gazeta italiane "Corriere della Sera" në orën 12 e 26 minuta, në versionin e saj "on line".
Ende nuk dihen detaje të hollësishme në lidhje me lirimin e tyre, por nga ana e tij, drejtori i kësaj gazete, Ferruccio de Bortoli ka komunikuar drejtpërdrejt ne linje telefonike me korrespondenten e kësaj gazete në Libi, Elisabeta Rosaspina-n, e cila e ka siguruar që të gjithë janë shëndosh e mirë dhe të qetë.
Kur drejtori i gazetës, Bortoli, u përpoq të kontaktonte në telefon me një tjetër gazetar italian të "Corriere"-s, Giusepe Sarcina-n, linja telefonike u ndërpre. Nga ana tjetër lajmi i lirimit të katër gazetarëve italianë që ishin marrë peng afër kryeqytetit libian, Tripoli, është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme italiane. /Z.Gj/Start/
2011-08-25 12:34