Topi ne Vlore Kemi ligjet problem zbatimi

Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi se bashku me ambasadoren e Britanise se Madhe Fiona Mclleham te shoqeruar nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami kane marre pjese ne Manovren Ushtarake Detare qe u zhvillua ne ujerat territoriale te Republikes se Shqiperise ne gjirin e Vlores nisje e cila u krye nga distrikti detar i Pashalimanit. Ne kete stervitje ushtarake detare me emrin e koduar Luani i Albionit jane te perfshira anije britanike dhe holandeze.
Duke folur per situaten paszgjedhore ne vend Topi theksoi se eshte ne pritje te vendimit te institucioneve ligjore. Perfshirja ne NATO nuk eshte nje moment gjeostrategjik por edhe plotesimi i atyre standarteve qe kerkon NATO. Tani perpara kemi nje sfide tjeter sfida e integrimit ne BE nje sfide ne radhe te pare e institucioneve. Institucioni i pare eshte institucioni i zgjedhjeve dhe ky institucion formon institucione demokratike. Ju e dini qe ne zgjedhjet e pergjithshme prodhohet parlamenti ndersa ne zgjedhjet e pushtetit vendor prodhohen institucionet e administrimit vendor. E thene ne nje gjuhe te pergjithshme patjeter qe imponon zbatim te rregullave dhe te shtetit ligjor sepse Shqiperia nuk eshte vend pa ligje. Ligjet jane prodhuar por problemi eshte te zbatimi. Ne rast se gjithsekush eshte ne rregull me zbatimin e ligjit ju siguroj qe vendet e Evropes do te dine ta vleresojne tha presidenti Topi.