E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbyetjet abuzohet me lumenjte asnje mase nga shteti

Ishte premtuar se do te kishte forcime argjinaturash te lumenjve pas pese permbytjeve te ndodhura gjate vitit 2010. Por ne te vertete ajo cka po shihet eshte se lumenjte vazhdojne te gerryhen e sipas personave qe e bejne kete gje kane nje leje ligjore nga vete kreu i komunes Dajc. Banoret apelojne per ndihme nga shteti qe ti ktheje syte nga ky vend qe pati demet me te medha dhe qe tashme pervec faktit qe nuk kane marre asnje demshperblim per permbytjet u duhet te shohin me syte e tyre se si dhunohet cdo dite shtrati i lumit duke u krijuar nje ankth edhe me te madh per sezonin e ardhshem te shirave.

Komuna Dajc
Ne fshatin Mushan te komunes Dajc ne Shkoder komuna qe pesoi demet me te medha nga permbytjet e vitit te kaluar prej ditesh tre fadroma kane nisur te marrin inerte ne shtratin e lumit Buna. Ndersa pritet fillimi i punimeve te premtuara per forcimin e argjinaturave fare prane tyre gerryhet shtrati i lumit dhe askush nuk nderhyn. Fadromat jane private dhe thone se kane marre leje nga komuna. Marrja e inerteve ketu do te thote katastrofe ne rast permbytjesh qe vitin e kaluar nuk na kursyen 5 here. Shteti duhet te nderhyje. Nuk na jep leket e demit nuk rregullon argjinaturat dhe tani po demton dhe shtratin e lumit shprehen banoret e Mushanit. Te shqetesuar ata tregojne se nga gerryerjet lumi eshte afruar rreth 1 km ndersa as Keshilli Kombetar i Ujit as Prefektura apo Inspektoriati Ndertimor nuk nderhyjne.

Jemi ankuar se eskavatoret ketu marrin inerte ne pranvere e vere dhe askush nuk i shqeteson. Ajo qe merret shitet ndersa jemi ne qe e pesojme kur leshohen ujerat e hidrocentraleve. Kryeminstri e ministrat flasin thone se leshojne urdhra per te mbrojtur lumenjt por ketu ne Dajc ku dhe kane qene demet me te medha shteti nuk nderhyn komuna i lejon vete dhe e pesojme ne banoret thone ne Mushan.
Tre eskavatoret qe germojne ne nje zone qe nuk eshte e lejuar vazhdojne punen duke marre inerte ndersa askush nuk i pengon. Nje fenomen i ngjashem verehet dhe ne zona te tjera ne lumenjte Drin e Buna ndersa institucionet qe duhet te mos e lejojne kete e hedhin pergjegjesine tek njeri-tjetri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›