E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi ne ceremonine e ushtareve britanike te rene gjate Luftes se Dyte Boterore

Tirane 14 nentor NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi ishte i pranishem sot paradite ne ceremonine e Dites se Kujteses te zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtareve britanike te rene gjate Luftes se Dyte Boterore ne Parkun Kombetar te Tiranes.

Ne ceremonine e pervitshme te organizuar nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ishin te pranishem Ambasadorja britanike Fiona Mekiluam Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto Ministri i Mbrojtjes Arben Imami Ministri i Drejtesise Bujar Nishani

Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit dhe te Komunikimit Genc Pollo Shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Brigade Maksim Malaj perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone atashe ushtarake dhe personalitete nga fusha te ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shume qytetare.

Pas sherbeses fetare dhe mbajtjes se dy minutave heshtje Presidenti Topi u perul me respekt para memorialit te 46 ushtareve britanike te rene ne vendin tone gjate periudhes 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtareve dhe civileve britanike si dhe sakrificat e vetemohimin e tyre gjate lufterave te ndryshme duke vendosur nje kurore me lulekuqe simbolin e Dites se Kujteses.

a.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›