Universiteti kerkon per korpus ish-kinoklubin e portit detar
Universiteti A. Moisiu ne Durres po kerkon serish per truall ku do te ngreje korpusin e tij ish-kinoklubin e portit detar nderkohe qe Autoriteti Portual Durres APD kembengul se ai objekt dhe ajo toke ka qene dhe mbetet prone e portit. Por duket se pas afro 3 vitesh debatesh dhe kerkesash institucionale zgjidhjen mund ta jape vetem gjykata. Ne muajin gusht te 2009-s ishte vete Kryeministri z. Sali Berisha qe deklaroi se per ish-klubin e kultures se portit detar do te shihet mundesia ti kaloje ne pronesi Universitetit A. Moisiu me qellim ndertimin e nje godine shtese per kete universitet. Por duket se gjerat kane marre drejtim tjeter pas kerkeses se disa familjeve qe pretendonin se eshte toka e tyre dhe e duan ato. Ceshtja ndodhet ne proces gjyqesor edhe pse deri ne fund te viteve lsquo30 kjo siperfaqe toke ka qene det dhe per rrjedhoje nuk ka pasur pronare. Ish-Klubi i Kultures se Portit Detar te Durresit eshte ndertuar mbi nje siperfaqe toke prej 2.350 m2. Ai ndodhet ne zonen bregdetare prane sheshit Iliria ose ngjitur me kullat binjake. Klubi i kultures ka dale jashte perdorimit pas viteve lsquo90 dhe tashme eshte krejtesisht i amortizuar. Ne muajin gusht te vitit 2009 Kryeministri Sali Berisha realizoi nje takim me drejtuesit e Universitetit A. Moisiu ne Durres. Pasi u njoh me problemet e ketij institucioni zoti Berisha premtoi shqyrtimin institucional dhe ligjor per kalimin e ish-klubit te kultures se portit ne pronesi te universitetit me qellim ndertimin e nje godine te re. Kjo do te mundesohej me fondet qe do te akordonte qeveria prane MASH-it per kete projekt. Por edhe pse ka kaluar afro 1 vit qe nga ajo kohe duket se debati institucional mes Universitetit A. Moisiu dhe APD-se po vazhdon duke e cuar ceshtjen ne gjykate. Trualli mbi te cilin jane ngritur dy kullat binjake si dhe ish-klubi i kultures se portit detar deri ne fund te viteve lsquo30 ka qene siperfaqe detare. Ajo u bonifikua me qellim zgjerimin e portit detar keshtu qe nuk ka pasur asnje pronar pervec shtetit. Per kete zone ekzistojne dokumente me shumice ne zyrat urbane. Ne fund te viteve lsquo90 dhe ne fillim te viteve 2000 ai truall iu dha tri familjeve ne forme kompensimi nje siperfaqe toke prej 5.006 m2 prej te cilave 2.656 m2u kthyen ne natyre dhe te tjerat me kompensim. Mbi truallin e kthyer 10 vjet me pare jane ndertuar dy kullat binjake.