Kur rrezikohemi nga diabeti shenjat dhe parandalimi

Jeta Lakrori departamenti i Promocionit te Shendetit ne Institutin e Shendetit Publik
14 nentori u vendos si Dita Boterore e Diabetit ne vitit 1991 nga Federata Boterore e Diabetit dhe Organizata Boterore e Shendetesise ne Kongresin Boteror te Diabetit. Dita Boterore e Diabetit ka per qellim informimin dhe sensibilizimin e popullatave per te njohur kete semundje e cila po rritet cdo vit. Kjo dite perkujtohet edhe ne vendin tone. Madje sot ne disa pika te qytetit do te mbahen disa aktivitete sensibilizuese. Mjeket endokrinologe theksojne se kjo semundje nga viti ne vit ka shtuar numrin e personave te prekur. Po keshtu ata ngrejne alarmin per kategorine me te re te prekur femijet ku sipas tyre mbipesha si faktor kryesor ka shtuar se shumti edhe femijet e semure me diabet. Shtimi i rasteve me kete semundje shtron akoma me shume nevojen per te njohur semundjen e diabetit dhe per te llogaritur riskun e mundesise se prekjes te gjithsecilit prej nesh nga kjo semundje. Per kete ky material kerkon te paraqese nje tablo te pergjithshme ne lidhje me njohjen qe duhet te kemi ndaj diabetit dhe llogarine qe secili prej nesh duhet te beje per te mesuar nese rrezikohemi prej tij.
A eshte diabeti nje semundje kronike me kosto te larte sociale shendetesore dhe ekonomike
Diabeti per fat te keq po kthehet ne nje pandemi globale. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise diabeti prek rreth 5 qind te popullsise se botes dhe numri i te semureve eshte vazhdimisht ne rritje duke u dyfishuar cdo dhjet vjet. Ne bote sot numerohen 200 milion diabetike dhe ne vitin 2025 mendohet te jene 330 milione diabetike apo 6 3 e popullsise se botes. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise diabeti shkakton cdo vit 5 te vdekjeve globale dhe mendohet se vdekjet nga diabeti ne 10 vitet e ardhshme do te rriten me 50. Mjafton te nenvizoj faktin e publikuar se fundmi qe ne cdo 10 sekonda ne bote shtohen dy njerez te tjere me diabet dhe se cdo 10 sekonda vdes nje njeri nga shkaqe qe lidhen me diabetin. 80 e njerezve me diabet jetojne ne vendet me te ardhura te pakta dhe te mesme dhe mendohet se vdekjet nga diabeti ne 10 vitet e ardhshme ne keto vende do te rriten me 80. Ne vendet e zhvilluara diabeti dhe numri me i madh i diabetikeve haset ne mosha mbi 65 vjec. Ndersa ne vendet ne zhvillim diabeti dhe numri me i madh i diabetikeve haset ne moshat 45-64 vjec por vitet e fundit diabeti tip 2 po takohet me shpesh edhe ne moshat 30-40 vjec. Pikerisht ketu qendron edhe rreziku i diabetit qe po prek moshat qe jane aktive per pune. Prevalenca e diabetit ne Shqiperi ne popullaten adulte eshte 1. 25 qe do te thote se kemi afersisht 40 mije diabetike te njohur. Ne fakt numri duhet te jete 2-3 here me i larte pasi ne disa depistime te kryera ne Tirane 2004 2006 2008 2009 prevalenca e diabetit te padiagnostikuar ka qene 3-4 qe do te thote se ne realitet shifra e perafert e diabetikeve duhet te jete 120-150 mije. Nga keta 8-10 jane diabet tip 1 dhe mbi 90 jane diabet tip 2. Mosha me e prekur nga diabeti eshte grupmosha 40-65 vjec qe perben gati 40 te rasteve por diabeti tip 2 po haset gjithnje e me shpesh edhe ne moshat 30-40 vjec. Pra te dhenat na tregojne se diabeti ka kosto te larte sociale nese ka nje person ne familje me diabet e gjithe familja preket dhe ndikohet ne menyra te ndryshme nga kjo semundje. Diabeti eshte nje semundje qe po nuk u zbulua dhe u mjekua ne kohe dhe ne menyre te rregullt ka kosto te larte shendetesore mbasi diabeti eshte nje nga shkaktaret kryesore te semundjeve kardiovaskulare jep verbim semundje te veshkave infeksione urinare amputime te kembeve etj. Por diabeti ka edhe kosto ekonomike sepse diabetiku kerkon medikamente trajtime ekzaminime qe shpesh jane te kushtueshme. Diabeti e rrit koston e jetes se diabetikut me 2-2 5 here. Diabeti eshte nje semundje me zhvillim te ngadalte dhe shpesh te heshtur keshtu thelbesore eshte sensibilizimi informimi i komunitetit per njohjen e diabetit. Ndaj edhe kete vit tema e dites boterore eshte informimi dhe sensibilizimi ne menyre qe njerezit te dine sa me shume se cfare eshte diabeti shenjat e tij si diagnostikohet a mund te parandalohet kush rrezikon etj.
Por cfare eshte diabeti mellitus apo semundja e sheqerit
Diabeti mellitus apo semundja e sheqerit eshte nje semundje kronike qe karakterizohet nga rritja e nivelit te glukozes apo sheqerit ne gjak per arsye se organizmi nuk ka mundesi te prodhoje insuline ose prodhimi eshte i pamjaftueshem apo pamundesise e veprimit te insulines ne qelizat e organizmit. Sheqeri qe eshte burim energjie per tu perdorur ka nevoje per insuline. Nese insulina nuk prodhohet ose nuk funksionon mire sheqeri nuk thithet dhe rritet niveli i tij ne gjak.
Sa forma diabeti ka
Diabeti i sheqerit eshte ne fakt nje semundje e vetme dhe karakterizohet nga crregullimi i prodhimit te insulines. Format e diabetit jane diabeti tip 1 qe haset ne rreth 10-15 per qind te te semureve me diabet. Edhe ne vendin tone diabeti tip1 haset deri ne10 te rasteve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit te insulines. Pacientet me diabet tip 1 nuk mund te jetojne pa insuline ndaj ky tip diabeti eshte quajtur insulinovartes. Diabeti tip1 takohet kryesisht tek femijet dhe moshat e reja. Ky tip diabeti zhvillohet ne pergjithesi papritur shpejt zakonisht mbas ndonje gjendje virale zbulohet me lehtesi sepse shoqerohet me shenjat klinike karakteristike qe e shqetesojne te semurin dhe e cojne te mjeku apo e detyrojne te beje analizat.
Diabeti tip 2 eshte shume me i shpeshte. Ai haset ne rreth 90 per qind te rasteve me diabet. Ne kete tip diabeti kemi prodhim jo ne sasine e duhur apo ne kohen e duhur te insulines. Diabeti tip 2 shfaqet zakonisht pas moshes 40 vjec por ai po haset gjithnje dhe me shpesh edhe tek femijet dhe te rinjte me mbipeshe dhe obeze. Ai perparon shume ngadale shpeshhere i heshtur pa treguar shenja per shume vjet me radhe dhe zbulohet me me veshtiresi. Ky tip diabeti nuk kerkon mjekim me insuline por kerkon bllokimin e insulines se trupit nga faktoret qe e pengojne ate te veproje si mbipesha obeziteti.
Diabeti i shtatzenise tip diabeti qe shfaqet gjate shtatzenise. Ai ndodh ne 2-5 te grave shtatzena dhe mund te avancoje ose te zhduket pas lindjes. Diabeti i shtatzenise eshte plotesisht i sherueshem por kerkon nje mbikeqyrje te rrepte mjekesore gjate shtatzenise. Rreth 20-50 e grave te prekura zhvillojne diabet te tipit te dyte apo kane rrezik te larte per te bere diabet tip 2 me vone ne jete. Grate shtatzena duhet te kontrolloje gjithmone glicemine sidomos nese ne familje ka nje diabetik. Tipi i diabetit qe takohet me shume eshte diabeti i tipit 2. Ne cdo 10 persona me diabet 9 kane tipin 2 te diabetit ose 90 e diabetit eshte diabet tip 2.
Perse ka nje rritje te numrit te diabetikeve
Diabeti tip 2 eshte rrjedhoje e menyres jo te shendetshme te jetes. Njerezit kane ndryshuar menyren e jeteses ne nje jete pa shume aktivitet fizik dhe ushqehen me ushqime me kalorazh te larte dhe me shume yndyrat ndaj mungesa e aktivitetit fizik ushqyerja jo e shendetshme obeziteti jane nder faktoret kryesore shperthyes te semundjes se diabetit.
Kush mund te preket nga diabeti
Diabeti mund te preke cdo njeri. Ne diabetin tip 2 shenjat e tij mund te jene me te zbehta apo edhe mund te mungojne per shume vjet. Por faktore rreziku qe favorizojne shfaqjen e diabetit jane trashegimia apo personat me familjare me diabet jane me te predispozuar apo kane mundesi per tu bere me diabet me shume se te tjeret dhe kjo varet nga menyra e tyre e jeteses moshat mbi 45 vjec obeziteti dhe mbipesha sasia e larte e kolesterolit ne gjak mungesa e aktivitetit fizik ushqyerja jo e shendetshme tensioni i larte i gjakut konsumimi i shtuar i lendeve me permbajtje te larte sheqeri grate me diabet gjate barres apo qe kane lindur femije me peshe te madhe te semure qe mjekohen me kortizonike per semundje te ndryshme personat qe bejne infeksione te shpeshta grate me mukoza te vazhdueshme gjenitale etj.
Cilat jane shenjat e diabetit
Shenjat e diabetit jane etje e shtuar pra pirje uji ne sasi te madhe urinim i shpeshte dhe ne sasi te madhe diten dhe naten tharje goje shtim oreksi por qe shoqerohet me humbje peshe lodhje me teper se zakonisht dhimbje stomaku shikim i mjegullt mungese e theksuar perqendrimi mpirje e duarve ose e kembeve plage te ndryshme qe mezi mbyllen infeksione te ndryshme. Nuk duhet harruar asnjehere se ne shumicen e rasteve diabeti tip 2 mund te mos shfaqe fare shenja mund te rrije i heshtur per vite me radhe dhe vetem kur semundja e diabetit ka perparuar shfaqen nje sere shenjash klinike te cilat jane tipike dhe lehtesojne shume zbulimin dhe diagnozen e saj.
A jep nderlikime diabeti
Diabeti eshte nga te paktat semundje qe arrin te preke e te demtoje heshturazi e ngadale thuajse te gjitha organet kryesore te trupit pa perjashtim dhe sidomos enet e gjakut duke krijuar aksidente dramatike e tragjike nese ai nuk mbahet nen kontroll. Diabeti jep nderlikime si ne enet e vogla te gjakut ne kapilaret e arteriet shume te vogla por jep edhe nderlikime aterosklerotike ne enet e medha te gjakut. Diabeti jep komplikacione ne sy kembe zemer veshka dhe ne tru nese shifrat e sheqerit ne gjak nuk mbahen afer vlerave normale diabetit. Sa me i vjeter te jete diabeti sa me shume vjet i semuri te jete me hiperglicemi sa me e larte te jete niveli i saj pra sa me i crregulluar te jete diabeti aq me te shpeshta me te perhapura e me te renda do te jene keto demtime.
Demtimet ne sistemin kardiovaskular te cilat perbejne rreth 60 te te gjitha vdekjeve te diabetikeve. Rreziku per semundje kardiovaskulare eshte 2-3 here me i larte tek njerezit me diabet tip 1 ose 2. Demtimet ne sy apo Retinopatia diabetike eshte nder nderlikimet me te hershme e me te shpeshta te tij dhe shkaku me i shpeshte i verbimit. Ky nderlikim nuk zhvillohet per nje dite dhe as per nje vit pra duhen vite te tera qe retina te arrije te prishet e te humbase pamjen. Nderlikimet ne veshka apo Nefropatia diabetike zhvillohen paralelisht si tek nderlikimet ne sy. Megjithate ky nderlikim shfaqet jo menjehere madje eshte me i ngadalte dhe shfaqet me me vonese se retinopatia.
Nderlikimet nervore apo neuropatite e diabetit qe perfaqesojne demtim e vuajtje te nervave nga kjo semundje. Nderlikimet ne sistemin nervor te semureve me diabet shkaktohet nga demtimi i kapilareve ushqyes te nervave dhe sidomos nga grumbullimi i tepert i sheqernave brenda vete qelizave nervore. Pacienteve me diabet u ulet ndjeshmeria ndaj te ftohtit te nxehtit u demtohen reflekset dhe mund te coje deri ne shfaqjen e gangrenes ne kembe e cila njihet me emrin Kemba diabetike.
Si mund ta merrni vesh nese keni diabet
Pas ngrenies pjesa me e madhe e ushqimit shnderrohet ne glukoze sheqer qe eshte burimi kryesor i energjise per organizmin. Tek personat normale apo pa diabet niveli i sheqerit ne gjak qendron brenda shifrave normale 70-120 mg/dl sepse pas ngrenies insulina clirohet ne sasine dhe kohen e duhur duke mbajtur keshtu sheqerin ne shifrat normale. Per te vendosur diagnozen e diabetit dy jane analizat laboratorike qe kryhen matja e glukozes sheqerit ne gjak para ngrenies ne mengjes testi i tolerances se glukozes ku mbasi merret nga goja te 75 gr sheqer matet niveli i sheqerit ne gjak cdo 2 ore. Ndersa matja e hemoglobines se glukozuar Hba1c perdoret kur diabeti eshte diagnostikuar dhe perdoret per te matur sheqerin ne gjak dhe kontrolluar ate ne 2-3 muajt e fundit. Hba1c e barabarte apo me e vogel se 6 eshte normale. Ndersa HbA1c me e madhe se 65 eshte nje kriter i diagnozes se diabetit. Pacientet me diabet duhet te kene nje vlere te HbA1c me te vogel se 7. Por me e rekomandueshme eshte matja e glukozes ne gjak esell ne mengjes dhe nje riperseritje mbas nje dite. Nese testi i depistimit kryhet me kujdes zbulon individet me diabet tip 2 qe ne faza te hershme kur nuk ka akoma shenja te dukshme te tij. Rezultati mund te quhet pozitiv nese glicemia ne gjak para ngrenies eshte e barabarte ose me shume se 126 mg/dl ose testi i tolerances se glukozes eshte i barabarte ose me shume se 200mg/dl dhe nese glicemia para ngrenies eshte midis 110-125 mg/dl behet fjale per Pre-diabet apo tolerance e demtuar e glukozes.
A mund te parandalohet diabeti
Qe te shfaqet diabeti duhen te kombinohen dy faktore si trashegimia dhe faktoret qe rrisin rrezikun per tu bere diabetike. Moshen apo trashegimine ne nuk mund ti ndryshojme por faktoret qe rrisin rrezikun per tu bere diabetike si mbipesha obeziteti duhanpirja jeta sedentare ushqyerja me shume kalori etj. mund te behet shume. Diabeti eshte i parandalueshem.
Ju mund te llogarisni vete rrezikun tuaj per diabet
Cdo njeri mund te provoje vete te llogarise rrezikun nese mund te kete diabet ne menyre shume te thjeshte. Jane tete pyetje te cilave u duhet dhene pergjigje sa me e drejte nese jeni te interesuar te dini gjendjen tuaj te vertete.
Per cdo pyetje zgjidhni alternativen qe pershtatet me rastin tuaj.
1. Mosha
Me pak se 45 vjec 0 pike
45-54 vjec 2 pike
55-64 vjec 3 pike
Mbi 64 vjec 4 pike
2. Indeksi i mases trupore IMT
IMT eshte vleresimi i peshes trupore dhe percaktohet si raporti i peshes mbi gjatesine ne katror IMT= p/gj2 Per shembull nese gjatesia e nje individi eshte 1. 75 m dhe pesha e tij eshte 80 kg IMT do te ishte 80 / 1. 75 x 1. 75 = 26 pra relativisht mbi peshe.
IMT eshte me pak se 25 pesha eshte normale 0 pike
IMT eshte 25-30 kemi mbipeshe 1 pike
IMT eshte mbi 30 kemi obezitet /dhjamosje 3 pike
3. Perimetri i belit
Sa e keni perimetrin e belit Ai matet nen kafazin e kraharorit ku mbarojne brinjet korrespondon me nivelin e kerthizes.
MESHKUJT
Perimetri me pak se 94 cm 0 pike
Perimetri 94-102 cm 3 pike
Perimetri me shume se 102 cm 4 pike
FEMRAT
Perimetri me pak se 80 cm 0 pike
Perimetri me pak se 80-88 cm 3 pike
Perimetri me shume se 88 cm 4 pike
4. Aktiviteti fizik
A kryeni cdo dite te pakte 30 minuta aktivitet fizik
Po 0 pike Jo 2 pike
5. Fruta - Zarzavate
Sa shpesh konsumoni fruta dhe zarzavate
Cdo dite 0 pike Jo cdo dite1 pike
6. Hipertensioni
A e dini se vuani nga tensioni i larte i gjakut apo merrni mjekim per te
Jo 0 pike Po 2 pike
7. Sheqer i larte ne gjak
A keni pasur ndonjehere shifra te larta te sheqerit ne gjak gjate kontrolleve shendetesore ne periudha semundjeje apo gjate shtatzenise
Sheqer i larte ne gjak quhet kur niveli i tij ne gjak esell eshte mbi 110 mg /dl.
Jo 0 pike Po 5 pike
8. Trashegimia
A keni te aferm te familjes me diabet
Vetem nje pergjigje
Jo 0 pike
Po Gjysh gjyshe teze daje halle xhaxha ose kusherinj te pare 3 pike
Po Prinderit vella moter ose femija juaj 5 pike
Mbasi keni zgjedhur alternativen qe pershtatet me rastin tuaj ne fund mblidhen piket.
Rreziku juaj per diabet tip 2 ne 10 vitet e ardhshme
Piket
Rreziku
Me pak se 7 pike
I ulet 1 ne 100 persona do te behet diabetik
7-11 pike
Lehtesisht i rritur 1 ne 25 persona do te behet diabetik
12-14 pike
I mesem 1 ne 6 persona do te behet diabetik
15-20 pike
I larte 1 ne 3 persona do te behet diabetik
Me shume se 20 pike
Shume i larte 1 ne 2 persona do te behet diabetik
Nese ju beni pjese ne grupe te rrezikuara per tu bere diabetike mos ngurroni te keshilloheni me mjekun tuaj. Mos harroni diabeti tip 2 eshte laquovrases i heshturraquo.