E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biresimet komiteti shton kriteret

Ndryshimet per afatin e licencave te agjencive. Drafti drejt diskutimit ne komisionin parlamentar

Biresimi i nje femije ne vendin tone do te kaloje permes nje procedure te re. Pervec dokumenteve baze se fundmi jane shtuar edhe kriteret qe duhet te plotesojne aplikuesit. Komiteti Shqiptar i Biresimit ka pergatitur nje projektligj ne te cilin kerkon te rrise sigurine e femijeve qe biresohen. Ky komitet kerkon paraqitjen nga ana e aplikuesit te nje biografie qe nga menyra e rritjes e deri te edukimi bashkengjitur kesaj edhe nje deklarate per gjendjen ekonomike financiare.

Kriteret

Ne nenin 6 te projektligjit parashikohen ndryshime edhe ne dokumentet identifikuese duke hequr njehere e mire certifikaten dhe duke pranuar vetem leternjoftimin. Po keshtu aplikuesi qe kerkon te biresoje nje femije duhet te paraqese nje deklarate noteriale ku te pershkruaje menyrat e rritjes se tij edukimin dhe profesionin qe ushtron. Shtimi i ketyre dokumenteve sipas projektligjit behet sepse nje dokument i tille do te jepte nje pamje akoma me te qarte te aplikuesit qe synon te biresoje nje femije dhe paralelisht do te ndihmonte ne perzgjedhjen e familjeve me te pershtatshme.

Ndryshimet

Ne projektligjin e mberritur ne Kuvend Komiteti Shqiptar i Biresimit ben propozime edhe per nivelin arsimor te anetareve te keshillit drejtues te komitetit. Keshtu kerkohet qe keta anetare ti perkasin nivelit te mesem ose te larte drejtues. Eumlshte kerkuar te paraqitet ky ndryshim nisur nga fakti se keshilli drejtues eshte organi me i larte vendimmarres i komitetit ndaj dhe kerkohet nje nivel me i larte perfaqesimi per te siguruar ekzistencen e nje organi me rendesi ne parametrat e kerkuar per permbushjen e detyrave si dhe per rendesine e rolit qe luan cdo anetar i ketij organi ne institucionin qe perfaqeson. Nje perfaqesi e ketij niveli do te rrise frytshmerine e punes se organit ne kuader te trajtimit te problematikave te hasura. Kjo do te garantonte ndermjetesim dhe nje shkalle me te larte veprimi dhe bashkepunimi ndermjet keshillit drejtues te KSHB-se dhe institucioneve te nivelit qendror - thuhet ne projektligj.

Agjencite

Ndersa per sa u perket agjencive ndermjetesuese ndryshon afati i vlefshmerise se licencave duke u zgjatur ne 5 vjet nga 2 qe ishte. Nderkohe qe po ketyre agjencive u shtohet kerkese-llogaria pasi ato cdo gjashte muaj duhet te paraqesin prane komitetit nje raport me shkrim per veprimtarine e tyre.

Per sa u perket tarifave per sherbimet e realizuara gjate procedures se biresimit projektligji parashikon qe masa e tarifes menyra e ndarjes dhe procedura e administrimit te tyre te behen me udhezim te perbashket te dy ministrive perkatesisht te Financave dhe Drejtesise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›