Zëvendësministrja Harxhi, skandal me protokollin në pritjen e austriakëve
Zëvendësministrja e Jashtme, Edit Harxhi, është bërë dje objekt humori dhe bezdie për pjesëmarrësit në pritjen e ambasadës austriake në Tiranë, e cila mbahej në Hotel Rogner. Një punonjës i protokollit, i njohur i saj, për të shmangur radhën e gjatë deri në Bulevard, tentoi ta fuste atë pa radhë, ndërkohë që dhjetëra diplomatë dhe politikanë po rrinin në mënyrë korrekte në radhë. Këtu nis dhe skandali i zëvendësministres, e cila kishte nisur të ecte paralelisht me radhën për tu futur brenda. Në momentin që do të arrinte tek njeriu i protokollit, ndeshi me çiftin Rama, të cilët po ashtu po rrinin në radhë. I pari ndërhyri Edi Rama, i cili pyeti njeriun e protokollit se kush ishte ai që fuste njerëz jashtë radhe dhe kush ishte kjo zonjë që po ja bënte këtë nder.
Kush je zotrote që e bën këtë dhe kush është kjo zonja që u futka pa radhë kur gjithë këta të ftuar presin në këmbë radhën?. Kaq mjaftoi dhe Edit Harxhi u zhduk dhe vajti sërish në radhë. Diplomatët dhe politikanët që ishin në radhë filluan të bëjnë humor, ndërsa Harxhi tashmë priste në radhën që i kishte ikur. Punonjësi i protokollit u fut brenda pasi Rama në vend që ti jepte dorën, i tha të të vijë turp që bën gjeste të tilla. Situata u qetësua ndërkohë, dhe diplomatët që ishin në radhë, por dhe të ftuar shqiptarë filluan të bëjnë humor me zonjën Harxhi duke e vlerësuar faktin që Rama nuk e la të futej pa radhë. Harxhi nga sikleti kishte nxjerrë telefonin dhe bënte sikur fliste me dikë. Incidenti u bë objekt bisedash në pritje dhe Harxhi u detyra ta linte atë para kohe duke i telefonuar Berishës dhe duke u përpjekur ta sqaronte se ajo e kishte bërë pa dashje, e nxitur nga kërkesa e punonjësit të protokollit.
Kaq mjaftoi që Berisha të shpallte sot versionin e tij origjinal në gazetat e veta, ndërkohë që zonja Harxhi do ta ketë problem praninë në pritje të tjera pasi për një kohe të gjate do ti kujtohet gjesti i saj primitiv i futjes pa radhë në një pritje, pa qenë as grua shtatzanë as me mangësi fizike për të mos qëndruar në radhë.