E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në sinkron me Withers-in: Berisha ka marrë gjithçka në dorë

Tiranë- Ish-presidenti, Bamir Topi ka marrë sot zyrtarisht kryesinë e Frymës së Re Demokratike, deri në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie të re të djathtë. Siç tha nismëtari i FRD-së, Gazmend Oketa këto kanë qënë 120 ditë pune dhe shtrirjeje të FRD-së tek qytetarët e mbarë vendit, jo vetëm brenda qendrës së Tiranës.

Në fjalën e tij zoti Topi tha se nuk do të punojë jo për interesa të ngushta politike.

Sështë projekt personal FRD-ja. Edhe sot e kësaj ditë duke u marrë me gjera të parëndësishme, duke ia sjellë në majë të hundës qytetarëve, janën ata të dy partitë e vjetra politike të trazicionit të tejzgjatur që ka sjellë vetëm mundim. Ftesa e integrimit e ka bërë të pamundur politika. Të rinjtë që sot janë përjashtuar. Refuzojmë ta ndjekim politikën e parcelizimit të shteti dhe të pushtetit,-tha Topi.

Interesit të gazetarëve se çfarë mendonte për deklaratat e ish-ambasadori amerikan Withers në Top Story, që demokracia shqiptare ndodhet afër greminës zoti Topi iu përgjigj: “Sinkron të plotë. Shumë të vështirë ku një dorë ka marrë gjithçka. Ata që e kanë jetuar sistemin e kaluar e dinë fare mirë se çdo të thotë që një dorë të marrë gjithçka”,-tha Topi.

Sipas ish-presidentit FRD-ja nuk përjashton askënd në dhënien e kontributit për demokracinë. “Si urrejmë kundërshtarët politik e nuk përjashtojmë askënd për një kontribut real të demokracisë. Spajtohemi me ata politikanë të cilët luksi i pushtetit të pakufishëm mbetet synin i përjetshëm. Demokraci direkte, rritja e rolit të qytetarëv në vendimmarrje, jo politika përjashtuese dhe denigruese. Një parlament jofunksional, e një pushtet që ushtron forcën e tij edhe mbi institucionet e pavarura”,-shtoi Topi.

Zoti Topi u tha gazetarëve se FRD-ja i ka mbyllur derën çdo lloj koalicioni me ato që ai i cilësoi si parti të vjetra të një tranzicioni të tejzgjatur e të mundimshëm. “Brenda pak ditësh merren vendime shumë të rëndësishme. Përjashtojmë në mënyrë absolute, edhe pse kurrë mos thuaj kurrë, në zgjedhjet e 2013-ës nuk bëjmë koalicion me asnjë nga partitë e vjetra PD dhe PS”,-tha Topi.

Ish-presidenti i bëri apel qytetarëve të lodhur sipas tij nga debatet e pafundme, e sipërfaqësore, të të njëjtave fytyra që e mbajnë ekranin rob 24 orë. “Një situatë e tillë smund të ofrojë pesimizëm, edhe në vitin 1991 ka pasur qytetarë të tillë skeptik. Solli ndryshim duke rrëzuar një nga regjimet më staliniste në botë. Fatin e vendosim vetë neduke treguar forcë dhe kurjo për vlerat që besojmë’,-tha Topi duke nënvizuar se vendi ka nevojë për qytetarë aktiv. “Nëse të tjerët ju duan vetëm për fushata dhe mitingje ne duam të jeni pjesë e vendimeve të rëndësishme”.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›