Kuvendi i Kosovës i jep fund pavarësisë së mbikqyrur të vendit
Kosovë- Ligjëvënësit në Kuvendin e Kosovës kanë miratuar sot me shumicë votash heqjen e pavarësisë së mbikqyrur mbi vendin e tyre.
Me 98 vota pro, 10 kundër e 1 abstenim deputetët votuan 22 ndryshimet kushtetuese që përmbyllin fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë.
Po sot Kuvendi miratoi edhe kërkesen e presidentes Atifete Jahjaga për zgjatje të mandatit të EULEX-it deri në vitin 2014, në Kosovë.
Ekspress raprotn se letra e presidentes, e cila i është dërguar shefes për politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, parashihet të miratohet në formë të traktatit ndërkombëtar.
Sakaq kundër zgjatjes së mandait të EULEX-it janë shprehur vetëm deputetët e “Vetëvendosjes”. Ditën e hënë grupi ndërkombëtar dhe zyrtarët e Kosovës do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.
/IDEA/