Berisha në Krujë: Pasioni im kanë qenë gjithnjë majat
Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha mori pjesë paraditen e së shtunës, në inaugurimin e rrugës Fushë Krujë -Krujë- Sarisalltik, e njohur si rruga e Malit të Krujës, e cila të çon në vendin e shenjtë të Sarisalltikut, me gjatësi 9 kilometra, gjerësi 6 deri në 8 metra dhe vlerë investimi 343 milion lekë.
Në fjalën e mbajtur Berisha theksoi se pasioni i tij për majat daton që kur ishte fëmijë. Për ata që rriten në Alpe, ngjitja në majë është heroizmi i tyre i parë fëminor, mirëpo mua pasioni për majat nuk mu shua kurrë, ndaj dhe kam kënaqësinë më të madhe që sot festoj ditëlindjen time, në ballkonin e Skënderbeut, në majën e malit të Krujës, tha Kryeministri i vendit.
Ai theksoi se që të gjithë kur kthejnë kokën nga maja e malit do të donin të gjendeshin në majën e saj.