Topi ngushëllon familjarët e pianistit Alqi Kareco
TIRANË- Presidenti Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi ka ngushëlluar familjarët e pianistit dhe orkestrantit të talentuar, njëkohësisht edhe themelues i Teatrit të Varietesë, Alqi Kareco, që u nda nga jeta një ditë më parë.
Artisti i Merituar dhe mjeshtri virtuoz i pianos dhe i orkestrimit ka lënë gjurmë të paharrueshme në muzikën e lehtë shqiptare të gjashtë dekadave të fundit.
“Me kontributin e tij në themelimin e Teatrit të Varietesë, në Festivalet Kombëtare të Radio-Televizionit Shqiptar, me rreth 5000 mijë orkestrimet si dhe me ndikimin e pamohueshëm në përgatitjen dhe përsosjen artistike të dhjetëra e dhjetëra këngëtarëve të talentuar, Alqi do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën e muzikantëve dhe artdashësve shqiptarë për talentin e përkushtimin e tij të rrallë artistik si dhe për vlerat e tij të rralla njerëzore e qytetare”- thuhet ne mesazhin e Topit.