“Numërimi, KQZ realizoi një proces konform rregullave ligjore dhe vendimit të Kolegjit”

Përfaqësuesi ligjor i PD-së pranë KQZ, Njazi Kosovrasti
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkoi nga institucioni që të shpallte fitues për garën e Tiranës, kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha pasi procesi i numërimit të votave ka qenë transparent dhe u vërtetua se fitues ishte Basha. Kosovrasti tha se, edhe në rastet kur pati probleme siç ishin ato me kodin e 5 ato dolën se ishin pretendime të pavërteta.
“Vlerësimi i Kolegjit rezultoi se në KQZ ishte një zhvilluar një aktivitet i ligjshëm dhe konform me rregullat. Rezultoi një procesi i drejtë dhe i ligjshëm dhe si rezultat i këtij procesi rezultoi se shifrat ndryshuan në favor të Bashës. Në 13 qershor Kolegji mori një vendim që tha mirë bëri KQZ që hapi 117, por ku proces mund të zhvillohet akoma më mirë. Në këtë mënyrë ajo që u bë në fazën e parë të vazhdojë dhe të thellohet. Mbi bazën e udhëzimit të Kolegjit, pas vendimit të KQZ. Kolegji thoshte se duhen të hapen kutitë e pahapura dhe të vlerësohen kutitë e hapura. Gjithë procesi solli një rezultat me 95 vota diferencë. Në minibashkinë numër 9, ndodhemi para një fakti që dihet nga të gjithë. Në dy nga kutitë e votimit në atë të këshillit të bashkisë, sipas shënimeve 475 votues, kur u hapën kutitë të gjithë qytetarët i kishin gabuar këto kudo. Nga vlerësimi që kishte bërë KZAZ kishte se vetëm 2 fletë votimi ishin shpallur të vlefshme dhe 473 të pavlefshme. A mund të thuhet se i kujt ishte faji. Drejtësia e vendosur në këtë aktivitet solli dhe korrigjimin e këtij veprimi. Procesi nga rreth 1900 kuti, ku procesi hapi 1800 kuti. E përmend këtë fakt për të treguar se procesi ka qenë masiv. Gjatë këtij procesi rezultoi shkak transporti i pakujdesshëm i kutive. Pati një tentativë që pa-rregullsitë e ndonjë rasti ta identifikonim me integritetin e kutitë. Patëm 5 raste ku kutitë e dëmtuara, por asnjë rast nuk cenoi integritetit. Pa-rregullshmëria e kutive është një element që konstatohet nga jashtë. Fakti që ajo shihet nga jashtë e bënë atë të parregullt, por ky fakt nuk do të thotë automatikisht pa integritet, tha Kosovrasti, duke theksuar se, për çështjen kodit të 5-të, patëm probleme të përbashkëta, ata rezultuan të pabaza se nga kontrolli që iu bënë procesverbaleve të dorëzimit rezultoi se të gjitha kodet përputheshin me numrat që ishin shënuar në procesverbalet e shënimit. Pati raste kur Partia Socialiste kërkonte dhe kodin e gjashtë, që ishte një mungesë vëmendje se ishte shënuar një numër i gjashtë, kur nuk ka numër të gjashtë”, deklaroi Kosovrasti.
Sipas përfaqësuesit të PD-së, socialistët po bëjnë përpjekje për të përbaltur procesin zgjedhor. “Procesi këtë javë prodhoi rezultat në favor të Bashës. Diferenca e kandidatëve rezulton me 95 vota, ndaj ju kërkojmë që të shpallet fitues i këtyre zgjedhjeve, Lulzim Basha”, deklaroi Kosovrasti.