Investitorët gjermanë: Zgjidhni cështjen e pronave
TIRANE- Energjetika, është sektori më me interes dhe ku ka ende hapësira për t’u shfrytëzuar për burimet e reja energjetike. Në Konferencën ekonomike Shqipëri-Gjermani e cila u organizua sot në Tiranë me rastin e 20 vjetorit të marrëdhënieve ekonomike- tregtarë dy palëshe, ambasadori gjerman i akredituar në Tiranë prezantoi fushat që jane mjaft terheqese për investitorët gjermanë. Ai tërhoqi vëmendjen në cështjen e pronave. Ambasadori gjerman ta se investitorët janë ende të paqartë mbi situatën mbi pronësi, nj cështje shumë problematike në Shqipëri.
Në fjalën e tij Kryeministri Berisha ftoi sot investitorët gjermanë të investojnë në fushën e energjisë nukleare në Shqipëri. I ftuar në konferencën ekonomike shqiptaro- gjermane që u organizua sot në Tiranë kryeministri Berisha tha se Shqipëria është e hapur për investimet në energji nukleare.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria ka ende shumë burime hidrike të pashfrytëzuara. Gjatë fjalës së tij ai përmendi nismat e qeverisë për përmirësin e klimës së biznesit.
Qeveria gjermani ka investuar mbi 800 milionë euro në Shqipëri, në fusha si furnizimi me energji, kanalizimet, arsim dhe rend.
(s.g/BalkanWeb)