E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ngushëllon familjen e gjyqtares Irma Bala

Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Bamir Topi i ka shprehur sot ngushëllimet familjes së ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Irma Bala (Hebovija) për ndarjen e saj nga jeta.
“Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i gjyqtares Irma Bala është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për ju: familjen dhe të afërmit e saj, por edhe për trupën gjyqësore shqiptare në tërësi, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për gjyqtarë të ndershëm dhe profesionistë, siç ishte Irma, të përkushtuar ndaj dhënies së drejtësisë, që u bëjnë ballë me dinjitet, integritet moral dhe profesional sfidave të mëdha me të cilat haset drejtësia” theksoi Topi.
“Duke ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen në këtë momente të trishtuara si dhe të shpreh njëkohësisht edhe vlerësimin personal dhe institucional për përkushtimin njerëzor e profesional të njeriut tuaj të dashur ndaj detyrës së shenjtë të gjyqtarit!” – thekson në mesazhin e tij Presidenti i Republikës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›