Lezhë, arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e disa personave për vepra të ndryshme penale. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Emiljano Lleshaj, 35 vjeç nga Mamurrasi i cili akuzohet për vjedhje automjetesh , Arjet Tola 33 vjeç për dhunimin e disa varreve, Agron dhe Arben Metvelaj të cilët ishin të kërkuar nga Interpol Roma për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, Mariglen Medja për vjedhje të instalimeve elektrike në disa banesa ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Orgest Asllani dhe Mariglen Fufu për vjedhje automjetesh.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.