E Shtunë, 31 Tetor 2026

Histori banditësh, me prokurorë, me kryeprokuroren Ina Rama, etj

Kjo kryeprokurorja dhe prokuroria e saj, çdo ditë, nëse gërmon apo s’gërmon ti, nxjerr e prodhon plot subjekte të trishta ligjore. Madje, fjala “të trishta” është shumë luksoze, përballë shantazhit, banditizmit të segmenteve të kësaj prokurorie, që në dijeni të plotë të kryeprokurores dhe në urdhër të saj, shkojnë shumë larg.

Për sot po i bëjmë me dije lexuesit, lidhur me një fakt shumë të rëndë. Në ngarkim të qytetarit N.B, i cili gëzon një funksion publik ishte një depo dinamiti në periferi të Krujë-Fushë-Krujës – po themi në fshatin Memaj. Funksioni dhe vlera që kishte personi N.B lidhej me disa interesa të kryeprokurores, një deputeti të rrethit të Durrësit dhe më tutje. Për këtë arsye, vegla Arjan Ndoja thërret vëllanë e N.B-së, një herë, dy herë, tre herë, duke i bërë presion lidhur me kontratën për depon e dinamitit. Sigurisht dinamiti shërbente për guroren. Vëllai i qytetarit me funksion, një njeri i ndershëm, në punë të vet, e kupton më në fund se halli i prokurorit Ndoja jo vetëm që s’ishte për të dhe ishte për vëllanë e tij, por kishte si të thuash ca prapashtesa politike, si nevoja për të vëllanë. Atëhere i thotë vëllait: “paraqitu ti tek ky Ndoja, se fundja kontrata është në emrin tënd”. Pikërisht, për shkak të kontratës me këtë emër, zoti Ndoja, pasi u takua me N.B-në, i tha se unë kam hapur një proces ndaj teje. “Vazhdoje procesin, bëj ç’të duash”, ishte përgjigjija. - Jo, i tha Ndoja, ne e kemi hapur që ta mbyllim procesin, por ti duhet të shikosh pak qendrimin tënd, në disa gjëra që ti i kupton vetë. Duhet të sillesh ndryshe me njerëzit që janë në fotografi, nëpër zyra. Atëhere, qytetari në fjalë i kthehet kryeprokurorit të Durrësit dhe i thotë: “E di ç’ke ti, mua s’ma ndjen fare, as për ty, as për ndonjë njeri tjetër. E gjithë kjo punë që thua ti, shkon tek gjoba 12 mijë eurosh, e mua s’ma ndjen hiç, prandaj bëj çfarë të kesh qejf”. - Mos u ngut, ishte përgjigjja, unë s’jam thjesht një kryeprokuror i Durrësit. Ti e kupton se unë transmetoj diçka. “Bëj ç’të duash, as s’dua të të shoh, as të të takoj më. Pushka top”, ishte përgjigjja përfundimtare.

            Mirëpo çështja mbeti varur. Shantazhi për të përfituar dikush - dhe ky dikush nuk ishte Ndoja, nuk ishte kryeprokurorja, madje këta të dy ishin të urdhëruar - mbetej si të thuash pezull.

            Por e keqja, kur niset për rrugë, nuk e mban më dot vrapin, thellohet. Qytetarit N.B iu ofrua nga një deputet i Durrësit një koncesion: “shiko, i thotë deputeti, se ti ke në burg B.Xh-në, nuk është vetëm çështja e depos. Ne ta nxjerrim atë nga burgu, se ti e di se unë i kam miq këta të ofertës për ty”.

            N.B-ja i kthehet: “ore, derisa kjo prokuroria jonë qenka katandisur këtu dhe ju të futkeni e të nxirrni nga burgu, ju të hapni e të mbyllni depon, po paguaj ca lekë e po e nxjerr vetë atë nga burgu po tek ju, se të tillë institucion paskeni bërë. E në fakt edhe unë jam fajtori për këtë institucion në njëfarë mënyre”.

Dhe pastaj, problemi u trash më shumë se ç’pritej. Gjakrat u nxehën dhe sms-të do t’i botojmë një herë tjetër, por veç ta dini; nga Ina Rama te Arjan Ndoja, tek një deputet mik i tyre edhe gjetkë, vërtitet litari i ligjit. Një e kap për gryke, një e kap për këmbe, ca nga ca do të dallohet i tëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›