E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi "percan" Parlamentin per Presidentin

Rozeta Rapushi

Kreret e partive te vogla politike po "luftojne" qe te mos lejojne kalimin ne Kuvend te ndryshimeve te Kushtetutes sipas varianteve PD-PS e ne krah kane dhe Presidentin e Republikes, Bamir Topi. Ne nje takim te zhvilluar ne hotel "Sheraton" me deputetet Nard Ndoka, Spiro Peci, Arian Starova dhe Neritan Ceka, kreu i shtetit nuk ka mundur te fshehe shqetesimin per ndryshimet e Kushtetutes. Madje, sipas deputeteve te pranishem ne takim, Presidenti Topi eshte shprehur i gatshem t'i ndihmoje qe debati per nderhyrje ne Kushtetute te behet i gjere dhe ne pranine e eksperteve nderkombetare. Si dhe te krijohen mundesite qe diskutimit te behet ne nje komision te posacem me pjesemarrje te gjere politike dhe eksperte te huaj. "Presidenti na mbeshteti dhe ndau te njejtin shqetesim per ndryshimet qe kerkohen te behen nga PD-PS per Kushtetuten. Do te kerkojme tryeza te gjera diskutimi", tha per gazeten nje prej deputeteve te pranishem, Neritan Ceka. Sipas tij, ndihme po kerkohet dhe nga organizmat e huaja si OSBE, BE dhe institucione te tjera nderkombetare ne vend, per te mos lejuar qe me Kushtetuten te behen pazare sic kerkojne partite e medha politike.

Perfshirja e Presidentit ne debatin per ndryshimin e Kushtetutes ka sjelle jo pak levizje ne forcat politike. Kjo u vu re dhe ne qendrimin kunder te deputeteve te grupit demokrat per ndryshimet ne Kushtetute per zgjedhjen e Presidentit. Deputete qe njihen si mbeshtetes te kreut te shtetit, Pal Dajci, Sali Shehu apo Dashnor Sula, qe turbulluan seline blu me kundershtimin ndaj nderhyrjes ne kushtetute per procedurat e zgjedhjes se Presidentit. Ne takimin e djeshem me deputete te qendres, kreu i shtetit, Topi, duket se po mbledh akoma me shume njerez rreth vetes, te cilet jo vetem qe kundershtojne ndryshimet kushtetuese, por jane kunder dhe me nderhyrjet ne procedurat e zgjedhjes se Presidentit nga me shumice te cilesuar votash 3/5 ne Kuvend pra 84, me 70+1. Cka ve ne dyshim faktin nese dy partite e medha, PD-PS, do te mund te kalojne me rrjedhjet e votave qe kane brenda grupeve dhe pa mbeshtetjen e te vegjelve, amendamentet per ndryshimin e Kushtetutes. Grupi i deputeteve qe takoi dje Presidentin perreth 45 minuta, Topi i mbeshteti ne gjetjen e rrugeve qe ndryshimet kushtetuese te jene pjese e nje debati te gjere politik dhe te zhvillohen ne nje komision te posacem.

Perfaqesues te forcave te vogla politike do te zhvillojne sot takim me ambasadorin e Komisionit Evropian ne Tirane, Helmut Lohan. Qellimi i takimit do te jene ndryshimet e Kushtetutes, qe PD-PS po kerkojne t'i bejne te vetme, si dhe ceshtja e reformes zgjedhore. Deputetet jo vetem qe do te ankohen per menyren e zgjedhur, por do te kerkojne dhe ndihmen e KE me eksperte per kete ceshtje. Por ankesa e te vegjelve nuk do te perfundoje me kaq. Ne axhenden e levizjes se tyre kunder paktit PD-PS eshte caktuar dhe nje takim me ambasadorin amerikan ne vendin tone, Xhon Uithers. Takimi eshte percaktuara diten e hene, ku Uithers do t'i percillen ankesat per menyren e ndryshimit te Kushtetutes. Sensibilizim do behet dhe per te gjitha institucionet nderkombetare ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›