E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Berisha shkëmben replika me Nishanin

Kryeministri Berisha garanton se pas të premtes nuk do të ketë më probleme me furnizimin me kuponat për pajisjen me kartë identiteti. Fond kompensimi për 4 kategori sociale. Berisha shkëmben replika me Nishanin për orarin e punës. 

TIRANE- Në kuadër të pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për diferencim tarifash për shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare.
Sipas këtij vendimi do të ketë kompensim në pagesën për kartat e identitetit për punonjësit e administratës, pensionistët, studentët dhe familjet me asistencë.

Konkretisht punonjësit e administratës publike do të paguajnë 1 mijë lekë, pensionistët 800 lekë, ndërsa për studentët dhe familjet me asistencë kartat e identitetit do të merren me një cmim prej 500 lekësh.

Kryeministri Sali Berisha sqaroi në mbledhjen e qeverisë se në zyrat postare këto kategori sociale do të paguajnë vlerën 1200 lekë, por pas mriatimit të fondit që do vërë në dispozicion qeveria do të bëhet dhe kompensimi i tyre.

Procesi i aplikimit dhe më pas pajisja e qytetarëve në Tiranë me kartat e identitetit, i cili nisi të hënën ka ngecur për shkak të mungesës së kuponave. Zyrat postare shpërndanë sasinë prej 4000 mijë kuponave që në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa është njofuar se kontigjenti tjetër I kupoanve do të jetë gati nesër (ditën e enjte).

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha pranoi problemin por shtoi për tu sqaruar se “sasia e parë ishte provë, dhe kjo konfirmoi vullnetin e madh të qytetarëve për tu pajisur me kartat e identitetit” . Kryeministri shtoi se “Pas të premtes nuk do të ketë më probleme me kuponat pasi kompania garanton se do të sjellë sasinë totale të kuponave per kartat e identitetit".
Replika
Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha shkëmbeu replika me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani përsa i përket orarit që punonjësit e administratës pranë zyrave të aplikimit për kartat e identitetit kanë punuar.
Kryeministri kërkoi që në zyrat e aplikimit pranë 11 njësive bashkiake në Tiranë të punohet me orar të zgjatur. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha se „në këto zyra që ditën e hënë është punuar me 12 orë“. Përgjigja e tij nuk është pranuar nga kryeministri Berisha i cili tha se „Kjo nuk ishte e vërtetë pasi dje qytetarët kishin gjetur zyrat e mbyllura pas orarit zyrtar“ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›