E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Borxhi, KE mbështet Greqinë

KE mbështet Greqinë dhe është e gatshme ta ndihmojë atë, për tejkalimin e krizës së borxheve. Kështu deklaroi pak minuta më parë presidenti i Komisionit Europian, Juse Manuel Barroso, gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministri e ri të Greqisë, Lukas Papademos.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministri grek, Barroso theksoi se Greqia duhet t`i ndërmarrë të gjitha reformat ekonomike brenda vitit.

Ndërkaq, kryeministri Papademos vuri në dukje se synimi i qeverisë greke ka të bëjë me implementimin e reformave ekonomike dhe zbatimin e planit për reduktimin e GDP-së. Ndër të tjera, shumë optimist u shpreh Papademos në lidhje me uljen e borxhit, ndërsa ka shtuar se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me trojkën Europiane, në mënyrë që Greqia të mund të kapërcejë krizën.

Kryeministri grek Papadimos, në vizitën e tij në Bruksel ka informuar liderët Europianë mbi përpjekjet që po bën Greqia për të arritur objektivat ekonomike të vitit 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›