E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për pronën, vritet 40- vjeçari

Para pak orësh ndodhi një ngjarje e rëndë në lagjen nr. 15 në Durrës, ku një 40- vjeçar është vrarë me armë zjarri nga Andrea Berberi.

40-vjeçar Luan Puja është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa policia ka shoqëruar si autor të vrasjes shtetasin Andrea Berberi. Ngjarja dyshohet për motive pronësie.

Si pasojë e plagës së marrë, 40-vjeçari ka ndërruar jetë në moment. Policia është njoftuar për ngjarjen nga kalimtar të rastit.

Dyshohet se Luan Puja është konfliktuar me shtetasin Andrea Berberi për motive pronësie. Grindja ka degjeneruar kur Berberi e ka qëlluar për vdekje me armë Pujën. Policia vijon të mbledhë prova dhe dëshmi për zbardhjen e plote te ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›