Topi pret kreun e SOCA-s, vlerësohet bashkëpunimi
Kreu i Agjencisë britanike kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, Hjuxhs ka zhvilluar një takim me Presidentin Topi. Mes tyre është diskutuar dhe vlerësuar bashkëpunimin e ndërsjelltë mes mbretërisë e bashkuar dhe Shqipërisë.
TIRANE- Presidenti Topi pret Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë britanike kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, Bill Hjuxhs. Në fjalën e tij presidenti Topi ka vlerësuar bashkëpunimin e ndërsjelltë me mbretërinë e bashkuar. Ndërsa ka nënvizuar se “pas anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë, në NATO”, shkëmbimi i përvojës pozitive mes strukturave të policisë dhe atyre të sigurisë, marrja dhe administrimi i informacioneve, kontrolli i kufijve dhe lufta kundër trafiqeve të paligjshme marrin një rëndësi të veçantë strategjike.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kundër Krimit të Organizuar dhe të Rëndë të Mbretërisë së Bashkuar, Bill Hjuxhs vlerësoi arritjet e shënuar në Shqipëri përsa u përket luftës së suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duke theksuar se mes dy vendeve ka nje bashkëpunim te frytshëm dhe serioz mes institucioneve përkatëse të sigurisë dhe të rendit, duke e cilësuar atë një shembull pozitiv për t’u përhapur në mbarë rajonin ballkanik. (a.r/news24/balkanweb)