E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia aksione për asgjësimin e bimëve narkotike

Forcat e policisë kanë ndërmarrë aksione për asgjësimin e bimëve narkotike në rrethin e Fierit e të Tropojës duke bërë të mundur evidentimin dhe më pas shkuljen e rreth 200 rrënjëve kanabis sativa. 

TIRANE- Aksionet e nisura prej kohësh në vend lidhur me luftën kundër bimëve narkotike, kanë vijuar edhe përgjatë ditës së sotme, ku janë asgjësuar 86 bimë kanabis sativa në komunën Hekal të rrethit të Fierit, si dhe 230 rrënjë në komunën Bujan të Tropojës.

Aksioni i koduar “Povla 1” nga policia Fier ka konstatuar mëngjesin e sotëm mbjelljen e bimëve narkotike rreth 2 metra të larta, në dy parcela të ndara, në një sipërfaqe toke publike, në vendin e quajtur fusha e Pocemit.
Novruz Calaj 51 vjec dhe Elton Calaj 19 vjec, janë emrat e dy të shoqëruarve të dyshuar si poseduesit kryesorë. Shoqërimi i tyre u bë mesditën e sotme, ndërsa u asgjësuan me anë të shkuljes dhe sasia e kanabis sativa.
Ndërsa një tjetër aksion i ndërmarrë nga policia e Kukësit, bëri asgjësimin e 230 rrënjëve bimë kanabis sativa në rrethin e Tropojës. Bima ishte e mbjellë në një tokë pa pronar, ndërsa nga burimet policore mësohet se kultivimimi i tyre në qarkun e Kukësit ka qënë një ndër problemet më shqetësuese të policisë, ku vetëm brenda këtij muaji janë asgjësuar 1100 rrënjë kanabis . Në asnjë prej këtyre rasteve nuk ka patur persona të shoqëruar nga policia.
(e.n/News24/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›