KRRTRSH miraton planin, P. Romano zonë energjetike
KRRTRSH miratoi lejen e ndërtimit për një sipërfaqe prej 14 mijë metra katror në Porto Romano prej ku do ndërtohen depozitat e naftës. Vendimi kaloi me unanimitet dhe pa asnjë kundërshtim nga anëtarët e këshillit.
TIRANE- Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës ka miratuar këtë të martë disa leje ndërtimi për hidrocentralet e kësaj zonë për zhvillimin turistik. Kryesisht në Radhimë dhe në gjirin e Lalzit, apo ndërtimin për herë të parë edhe trë një hoteli Hilton në zonën e aeroportit “Nënë Tereza”.
Duke folur për hotelin Hilton kreu i KRRTRSH-së kryeministri Berisha nuk ka lënë pa shigjetuar kryetarin e Bashkisë dhe njëkohësisht të Partisë Socialiste Edi Rama, që sipas tij prej kohësh nuk jep leje ndërtimi për shkolla dhe hotele.
“Dua të jem i qartë, se sa vjet ky kryetar bashkie, shkolla dhe hotele në këtë qytet nuk mund të ndërtohen, këto të dyja janë të dënuara të dalin jashtë. Por fatmirësisht në periferi ka zona shumë të bukura që instalohen dhe nuk kanë shance”- u shpreh kryeministri Berisha.
Po kështu Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, miratoi në këtë mbledhje lejen e ndërtimit për një zonë energjetike më Porto Romano, ku përfshihen dhe TEC-e si dhe një zonë industriale ku do të ndërtohen depozita nafte dhe gazi, e gjitha në një sipërfaqe prej 810 hektarësh.
Gjatë miratimit të këtij projekti kryeministri kërkoi respektimin e normave të lejuara për ndotjen, duke i quajtur si kriminale ata që i kundërshtojnë këto projekte me rëndësi për vendin dhe rajonin.
“Kjo, - u shpreh Kryeministri - do të jetë zona më e fuqishme industriale e vendit. Zonë e cila do të shtohet në një sipërfaqe prej 810 hektarësj. Ne nuk kemi asnjë paragjykim është me qymyr, është me gaz apo është me naftë, e rëndësishme është që të mos prodhojë ndotje që nuk e përmban standardi. Kemi një zonë turistike shumë të rëndësishme, kemi një qytet kryesor të vendit, në mënyrë absolute antiglobalistët nuk do mund të diktojnë asgjë, përfaqësojnë thjeshtë interesa të mafies dhe aspak të qytetarëve”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Në prag të miratimit të disa lejeve të ndërtimit të fabrikave të përpunimit të çimentos Berisha kërkoi me urgjencë nga Ministria e Mjedisit studimin e ndotjes që mund të vijë nga ky përpunim. (a.r/news24/balkanweb)