Topi pret të deleguarin e OSBE: Hetim të plotë vrasjeve

“Edhe këtë radhë vëmendja e faktorit ndërkombëtar është fokusuar në Shqipëri për shkak të situatës dhe klimës politike në vendin tonë, të rënduar së tepërmi sidomos për shkak të ngjarjeve tragjike të 21 janarit dhe për këtë gjendje ne ndajmë shqetësimin e jashtëzakonshëm”, u shpreh Topi.
Pasi nënvizoi qëndrimin e tij institucional dhe vullnetin maksimal për vendosjen e një dialogu të menjëhershëm mes partive politike në vend, të shoqëruar nga pjekuria, vizioni dhe toleranca politike, Presidenti vuri në dukje se të gjitha këto duhet të nxiten dhe të udhëhiqen nga nevoja e qytetarëve shqiptarë për qetësi dhe stabilitet.
“Në momentet kur ne jemi kaq pranë realizimit të aspiratës së shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane është në detyrën dhe dinjitetin e gjithsecilit prej nesh të gjejmë forcën e vullnetin e duhur politik dhe të zbatojmë të gjithë mekanizmat ligjorë për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve që cenojnë të ardhmen tonë evropiane”, u shpreh Kryetari i Shtetit. Në këtë kontekst, Topi nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e madhe të zhvillimit të një hetimi tërësor, profesional, të paanshëm dhe transparent për ngjarjet e 21 janarit si dhe ruajtjen dhe respektin e plotë të institucioneve të pavarura kushtetuese, në mënyrë që gjithsecili prej tyre të bëjë punën e vet dhe me përgjegjësi maksimale.
Nga ana e tij, zoti Ignatavitius nënvizoi rëndësinë që ka për zgjidhjen e situatës së rëndë ku gjendet vendi, gjetja imediate e gjuhës së përbashkët mes palëve, e vullnetit për një dialog sa më të shpejtë e konstruktiv në shërbim të interesave madhore të Shqipërisë e po ashtu, heqja dorë e udhëheqësve dhe përfaqësuesve politikë nga gjuha e urrejtjes, që mund të nxisë çfarëdolloj akti të dhunshëm, që cënon rendin publik, institucionet kushtetuese dhe stabilitetin, e për më tepër sigurinë e jetës për qytetarët shqiptarë./Start/
2011-01-28 14:20