E Diel, 1 Nëntor 2026

Tubim i qetë i opozitës, karafila ku u vranë tre personat

Mijëra qytetarë po zhvillojnë homazhe pranë vendit ku mbetën të vrarë tre personat.

Me muzikë funebër dhe paqësisht, qytetarët po vendosin karafila tek vendi i përleshjes masive midis protestuesve dhe policisë.

Fillimisht, nën masa të forta sigurie nga truprojat, lulet i ka vendosur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili më pas është larguar. Më pas, lule kanë vendosur deputetët e opozitës dhe në vijim qytetarët e thjeshtë.

Nis homazhi i opozitës për tre viktimat

Tiranë (14:07)– Ka nisur tubimi i opozitës shqiptare në përkujtim të 21 janarit ku mbetën të vdekur tre persona e dhjetëra të tjerë u plagosën.
Homazhet nisën nga selia e Partisë Socialiste, ku u shpërndanë edhe karafila duke vazhduar para selisë së kryeministrisë.

Tubimi duket paqësor deri në këto momente ndërsa policia ka marrë masat e saj në këtë drejtim. Muzika funebër shoqëron demonstratën përkujtimore për viktimat Hekuran Deda, Vizer Veizi dhe Faik Myrtaj.

“Gardhe” policësh janë vendosur para selisë së kryeministrisë, teksa kangjellat janë rrethuar me tela me gjembja.

/S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-28 15:07
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›