Berisha-Rames: Vlereso ofertat
Rozeta Rapushi
Asnje ndryshim ne qendrimin e kryeministrit Sali Berisha, per kerkesat e opozites dhe greven e cila hyri ne diten e 11-te. Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kreu i qeverise tha se zgjidhjet e Rames, ne keto kushte jane vleresimi i propozimit te Keshillit te Evropes, e Byrose se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, per t'ju drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe ne rast se kjo e fundit e gjykon, t'i drejtohet Strasburgut, pra Komisionit te Venecias. Po keshtu ne rast se nuk i pelqen ky variant, Berisha ftoi Ramen qe te vijne ne komisionin parlamentar. "Te filloje menjehere pune komisioni, do te kete kryetarin e komisionit, do te kete shumicen ne cdo votim te komisionit. Me kete mekanizem, te hetojme cdo gje, te bejme transparencen per cdo gje, ne perputhje me ligjet e vendit, te cilet mundesojne deklasifikimin e cdo dokumenti. Mjafton qe ne t'i ndjekim ato", theksoi Berisha. Sipas tij, ceshtjet qe dalin ne komisionin hetimor te ndiqen nga anetaret e komisionit, pjesen tjeter qe dalin me fakte, prokuroria e vendit. "Nje gje eshte e sigurt, mund te kerkosh cdo gje nga une, por une gjykates, prokuror, nuk mund te behem. Ka deputete ne kete salle dhe bashkepunetore te mi, qe do ta kishin degjuar kete qendrim te perseritet nga une, jo vetem qe une perballem me kundershtarin tim, por ne menyre absolute, ne menyren me te perseritur nga 1992 e gjer me sot, sa here jam perballur dhe me bashkepunetoret e mi, kam pasur nje fjale: Une nuk jam as prokuror, as gjykates, as nuk mund te jem", beri te qarte kreu i qeverise. Nga ana tjeter kryeministri paralajmeroi mjeket dhe infermieret militante, qe shkelin ligjin dhe autoritetet shendetesore zyrtare nuk lejohen te kujdesen per shendetin e grevisteve. "Ne historine e njerezimit nuk ka ekzistuar kurre nje situate e tille, ku nje parti politike mbyll dyert, privon nga kujdesi shendetesor njerezit qe ka ngujuar ne greve urie. U them atyre tre-kater mjekeve militante, apo infermiereve, se po bejne nje shkelje shume te rende, duke sherbyer si nje perde e zeze midis sistemit shendetesor, qe eshte i detyruar me kushtetute te garantoje te gjitha sherbimet ndaj grevisteve", paralajmeroi Berisha. Ai i tha nga grupi i PD-se, kundershtarit Rama, se detyra e mjekut eshte detyre e veshtire, e cila kerkon para se gjithash dhe mbi te gjitha gjakftohtesi, objektivitet, kerkon qe ai te trajtoje nje lloj, si shtetarin me te larte, ashtu dhe te burgosurin me te rende. "Mjeku ka nje kod, ka nje betim, nuk e zgjidh dot me militante, nuk bind dot se ata militante qe ke vendosur aty mund ta bejne me korrektese detyren e tyre, ne nje kohe kur jane fanatike partiake. Edhe mbi kujdesi ne mjekesi eshte e papranueshme dhe ka pasoja, madje edhe serioze", theksoi Berisha.
Kerkesa
Ne vrullin e kerkesave te selise roze ndaj qeverise, ishte kryeministri Sali Berisha, ai qe beri dje nje kerkese ndaj kryetarit te PS-se, Edi Rama. "Lejo kontrollin e perditshem mjekesor zyrtar ndaj grevisteve", tha Berisha duke i kujtuar Rames, se sherbimi militant eshte i perjashtuar nga sherbimi shendetesor.