E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fini: Bashkimi Evropian te pranoje vendet e Ballkanit

Presidenti i Dhomes se Deputeteve ne Parlamentin italian, Gianfrianko Fini, i beri thirrje dje Bashkimit Evropian, qe te pranoje sa me shpejt vendet ballkanike ne familjen e tij. Ne nje vizite zyrtare ne Beograd, Fini tha se Bashkimi Evropian duhet t'i pranoje vendet ballkanike si anetare te tij, sa me shpejt te jete e mundur. Zyrtari i larte italian, i cili para pak ditesh vizitoi Shqiperine, shprehu edhe njehere gatishmerine e tij dhe vendit qe perfaqeson qe dy vendet Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, te perfitojne sa me shpejt liberalizimin e vizave, si dy vendet e Ballkanit Perendimor per te cilet ende nuk eshte marre nje vendim i tille. Qendrimi i Finit, behet publik ne nje kohe kur zyrtarisht Shqiperia ka bere kerkesen per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe pak kohe me pare dorezoi edhe te gjitha pergjigjet e pyetesorit te Komisionit Evropian per kete ceshtje. Ende nuk eshte percaktuar se kur do te shqyrtohet kerkesa e Shqiperise, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›