E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rezistence, per t'i dhene vendit standarde"

Kryetari i opozites shqiptare, Edi Rama, deklaroi dje se do te rezistojne duke duruar cdo dhimbje, do te rezistojne duke duruar cdo fyerje, duke duruar cdo shpifje. Deklarata e kryesocialistit, u be paraditen e djeshme pas vizites se grevisteve te shtruar ne spitalin e Tirane, nga ku tha se do te rezistojne per t'i dhene Shqiperise ate qe ajo meriton. "Per t'i dhene Shqiperise ato standarde qe shqiptaret dhe shqiptaret meritojne, per te cliruar nga ky makth edhe ata qe jane te detyruar t'i nenshtrohen ketij pushteti per shkak te vendit te punes. Dhe per t'i garantuar ketij vendi, kushtet e nje lirie qe funksionon per te gjithe, e nje lirie qe i jep te gjitheve mundesine te thone ate qe mendojne dhe te mos kene frike ta mendojne ate qe thone", u shpreh Rama. Nderkohe vijoi ai, "cinizmi fashist me te cilin po perballen me kete proteste dhe me kete greve madheshtore ata qe jane ne pushtet, nuk ndihmon ne zgjidhjen racionale, te arsyeshme te domosdoshme, te nje krize qe thellohet perdite". Sipas tij, nuk ndihmon ne zgjidhje te nje krize qe thellohet perdite dhe ka pergjegjes ata qe jane ne pushtet, te cilet duhet t'i japin llogari shqiptareve per rrenimin e demokracise, per rrenimin e shtetit te se drejtes, per rrenimin e ekonomise. "Nderkohe qe une e perseris nga lartesia e kesaj dhimbjeje njerezore te nje opozite qe sot eshte shpirti i te vertetes dhe i revoltes ndaj ketij kalbezimi te perditshem te proceseve te qeverisjes dhe te demokracise ne Shqiperi", vijoi lideri i PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›