Topalli: “Do të miratojmë shumë shpejt ligjin për spiunët”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, premtoi nga Shkodra se shumë shpejt do të miratohet ligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve. Drejtuesja e Kuvendit mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të lëvizjes antikomuniste të Postribës, të cilën Topalli e cilësoi si simbol të antikomunizmit. Në këtë lëvizje ka humbur jetën dhe xhaxhai i kryeparlamentares, Mikel Çoba. Kryetarja e Kuvendit tha se lëvizja e Prostribës ishte një nder për çdo shkodran dhe çdo shqiptar, sepse me këtë lëvizje në 46-ën u tregua mospajtimi me ideologjinë e krimit të dhunës, të kulturës antiperëndimore, shqiptarët treguan se në fakt i besojnë një gjëje shumë të shtrenjtë. “Ata i besojnë lirisë, Perëndimit, i besojnë shpirtit të tyre dhe kjo ju bën me nder ju, na bën me nder ne. Pak minuta më parë pashë një ekspozitë, një muzeum fotosh të të vrarëve, të pushkatuarve, të internuarve të zonës së Shkodrës, numri i tyre ishte i madh, i madh, në krahasim me popullin e atëhershëm. Këtu u burgosën djem 18-vjeçarë, u pushkatuan djem 22-vjeçarë, u pushkatuan burra që kishin nga 5 fëmijë dhe po të lexoni fjalët e fundit të tyre, në fakt, të bën të ndihesh mirë për sakrificën e tyre, të bën të ndihesh se ke një detyrim të madh për besimin e tyre”, - tha ajo. Topalli shtoi më tej se marrja e ftesës për në NATO është një shpërblim që i bëhet ëndrrës së gjithë atyre që humbën jetën. Ajo theksoi më tej se ishte Sigurimi i Shtetit, “Gestapoja” shqiptare, që mori ata djem të rinj, i lidhi me hekura, që i mori zvarrë rrugëve të Postsribës, rrugëve të qytetit dhe, më pas, i vendosi te muri i pushkatimit. “Ne do ta bëjmë ligjin, sepse ne nuk mund të hyjmë në Evropë pa pasur paqen. Natyrisht, duhet t i zbulojmë disa gjëra, që duhet t i themi të rëndësishme siç është dënimi i komunizmit, që është gjëja më e rëndësishme pa u ndarë nga e kaluara dhe, ne do ta bëjmë atë me ligjin e pastërtisë së figurave dhe do të bëjmë dhe shumë aktivite të tjera”, - premtoi ajo. Topalli tha se në sallën e Parlamentit do të krijohet një muze, do të jetë muzeu i krimeve të komunizmit dhe një muze tjetër me të, që do të jetë përbri atyre që luftuan dhe atyre që dhanë jetën për shpirtin e lirisë, për shpirtin e tyre perëndimor.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008