E Diel, 1 Nëntor 2026

Volfart: Shqipëria ka nevojë urgjente për reformë zgjedhore

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart

Shqipëria ka nevojë urgjente për reformë zgjedhore kjo është thirrje e kreu të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart. Ambasadori u ka kërkuar partive që të ngrenë sa më shpejt komisionin parlamentar për reformën elektorale nëmënyrë që të përfshihen të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR.

“Është koha që partitë politike të mbajnë fjalën, me veprime të vërteta dhe konkrete. Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë zgjedhore. Komisioni duhet të ngrihet sa më shpejt. I përgëzoj të gjitha palët për nivelin e dialogut ndërpartiak që është zhvilluar ditët e fundit. Tani, i nxis të gjithë të bëjnë edhe atë hap të mbetur, ë mënyrë që procesi i reformës zgjedhore të mund të fillojë, më në fund”, shprehet Volfart.

Në deklaratën e tij ambasadori nënvizon se OSBE është e gatshme të ofrojë kontributin e saj për një reformë sa më të plotë në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mund të pltoësojnë standardet ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›