Topi, "sfide" Berishes per ligjin e Legalizimeve
Presidenti Topi ka kthyer ligjin per legalizimet e zonave informale, kthim te cilin te gjithe e kane cilesuar si nje resto ndaj Kryeministrit Berisha. Duke qene se nje ligj i tille eshte miratuar vetem me 52 votat e deputeteve te partise me te madhe te mazhorances, PD, kontestimet nuk kane reshtur. Ne argumentimin e kreut te shtetit per kthimin e ketij ligji per rishqyrtim ne Kuvend, eshte theksuar se jane prekur kompetencat e njesive vendore. Nje kujtese per kreun e qeverise ne lidhje me procesin e decentralizimit te pushtetit vendor. Nga ana tjeter, Topi nuk ka munguar te shprehet se te gjitha sqarimet e dhena i ka te mbeshtetura ne Kushtetuten e vendit dhe ka vepruar vetem konform asaj.