E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nano, jo levizje qe demton PS"

Deputetja e Partise Socialiste, Rajmonda Stefa, komentoi dje lidhur me mundesine e rikthimit ne skenen politike te ish-kryetarit socialist, Fatos Nano. Ne gjykimin e saj, e njohur si nje nga mbeshteteset e ish-kryetarit socialist, cilido qe te jete pozicioni i ish-liderit Nano ne te ardhmen, nje gje eshte e sigurt, qe nuk do te perballemi me levizje apo nderhyrje, te cilat do te jene ne dem te Partise Socialiste. Qendrimin e saj, deputetja socialiste, Stefa, e bazoi pikerisht ne vendimin e marre pak muaj me pare nga ish-kryetari Nano, i cili, pasi nisi nje levizje per ringritjen e PS-se, hoqi dore nga takimet me bazen, nisur nga dobesimi qe po pesonte cdo dite e me shume kampi roze, nga perplasjet brenda llojit, perballe mazhorances se kryesuar nga Berisha. "Nano e la levizjen, pasi kuptoi qe me nje veprim te tille po dobesohej Partia Socialiste kundrejt Berishes. Ish-kryetari Nano nuk do te veproje, apo do te ndermarre asnje lloj levizje, e cila do te godiste dhe do te dobesonte partine e tij", vleresoi Stefa gjate fjales se saj, lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe, deputetja Stefa nuk ka ngurruar qe te beje nje oponence te forte ndaj kryetarit aktual te PS-se, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›