Dedja: Nano asnjehere nuk ka munguar
Deputeti socialist, Tauland Dedja, vijon te jete nje nga mbeshtetesit e palekundur te ish-kryetarit te PS-se, Fatos Nano. Per kete arsye, socialisti Dedja nuk e ka konsideruar asnjehere ish-kryetarin e tij te shkeputur apo te larguar nga skena politike. Madje, nje vleresim te tille, ai vazhdon ta kete dhe sot, duke mos u nisur nga fakti se mund te kemi nje rikthim te mundshem te tij ne gjirin e majte. "Per mua, Nano asnjehere nuk ka munguar", shprehet Dedja per gazeten. Kujtojme qe deputeti Dedja u perjashtua nga Grupi parlamentar socialist per shkak te thyerjes se vendimit politik te ketij grupi. Ne garen per kreun e shtetit, socialisti Dedja se bashku me 5 deputete te tjere socialiste votuan pro kandidatures se Bamir Topi per Presidentin e ri te vendit, duke dale kunder vendimit te grupit, ne te cilin ata benin pjese, pasi te gjithe ligjvenesit socialiste duke qene kunder kandidatures ne fjale, dhe menyres se si erdhi votimi deri ne raundin e fundit per zgjedhjen e Presidentit, nuk moren pjese ne kete votim. Por, grupi prej 6 deputetesh, mbeshtetes te ish-kryetarit Nano, njekohesisht kandidat per President ne ate kohe, te pakenaqur nga qendrimi i lidershipit roze ndaj kesaj kandidature, jo vetem qe mori pjese ne seancen plenare kur do zgjidhej kryetari i ri i shtetit, por dhe dhane voten pro Topit, duke sjelle dhe largimin nga grupi socialist.