E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, heshtje per "refuzimin" e Topit

Si rralle ndonjehere, demokratet nuk kane reaguar ne lidhje me dekretin e Presidentit Bamir Topi per kthimin e ndryshimeve te ligjit per legalizimet e zonave informale. Duke mos preferuar te komentojne as argumentet e paraqitura nga ana e kreut te shtetit, deri para pak kohesh nenkryetar i PD dhe kryetar i Grupit parlamentar te kesaj partie, perfaqesuesit demokrate jane mjaftuar me deklaraten se do t'i shqyrtojne nje nga nje te gjitha argumentet e paraqitura nga kryetari i shtetit. Nderkohe qe dhe Kryetarja e Kuvendit, njeheresh nenkryetare e PD, eshte shprehur se do ta kaloje ne komisionet perkatese dhe brenda te gjitha parametrave te rregullores se Kuvendit do te hidhet ne seancen parlamentare per te vendosur ne lidhje me keto ndryshime dhe propozime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›